Bota

Liderët rajonalë kërkojnë nga ushtria e Mianmarit të ndalë shtypjen e protestave

24 Prill 2021, 17:35 Nga DOSJA
Liderët rajonalë kërkojnë nga ushtria e Mianmarit të

MIANMAR– Liderët rajonalë i kanë bërë thirrje ushtrisë në Minamar që të ndalojë vrasjet dhe dhunën ndaj protestuesve, pas puçit ushtarak të shkurtit të këtij viti dhe të lejojnë një delegacion që ta vizitojë këtë shtet.

Në Xhakarta të shtunën u mbajt një takim mes liderëve të gjysmës së shteteve të Azisë Juglindore me gjeneralin e Minamarit, Min Aung Hlaing.

Shtetet e Azisë Juglindore i kanë bërë thirrje Minamarit që të ndalë shtypjen e protestave pro-demokracisë.

Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin gjithashtu tha se shpreson që junta ushtarake në Mianmar do ta marrë në konsideratë rekomandimin e shtetit të tij, që sa më shpejt të lirojë të burgosurit politikë.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo gjithashtu bëri thirrje për dhënien fund të dhunës dhe lirimit të të burgosurve.

Ndërkaq, kryeministri i Singaporti, Lee Hsien Loong u bëri thirrje zyrtarëve të Minamarit, që njihet ndryshe edhe si Birmani, që të lejojë një delegacion të shteteve të Azisë Juglindore dhe një përfaqësuesi të Kombeve të Bashkuara, të vizitojnë Mianmarit.

Ai gjithashtu tha se gjenerali i Mianmarit, Min Aung Hlaing, ka mirëpritur “rolin konstruktiv” të liderëve të rajonit.

Që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit, ushtria ka shtypur protestuesit që po kërkojnë rikthimin e demokracisë. Deri më tani, mbi 700 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë burgosur në Mianmar.

Marrë nga Rel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mianmar mianmar

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2021, 17:12

SHBA, rifillojnë vaksinimet me J&J

SHBA– Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë morën vendim të premten të rifillojnë imunizimin me vaksinën Johnson & Johnson kundër COVID-it, pas një pauze...

Bota 24 Prill 2021, 16:26

Indi: Gjendje apokaliptike prej koronës

INDI- Numri i infeksioneve të reja me korona të regjistruara brenda një dite në Indi po rritet më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Sipas të dhënave ...

Bota 24 Prill 2021, 16:25

Si ndihmojnë arkeologët për studimin e biblës

Historitë pasionante biblike flasin për vuajtjet dhe vdekjen e Jezusit nga Nazareti, tregojnë se si Jezusi u dënua për vdekje dhe u kryqëzua nga funksionari rom...