Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, Meta pret në zyrë ambasadorët Kim dhe Soreca: E diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët

Meta i falenderoi Ambasadorët për interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe vuri në dukje numrin në rritje të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë për pakorrektësitë e konstatuara gjatë kësaj fushatë elektorale duke i krahasuar ato me zgjedhjet e kaluara.
Featured image of article: Zgjedhjet e 25 prillit, Meta pret në zyrë ambasadorët Kim dhe Soreca: E diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët Yuri Kim dhe Ilir Meta

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE Luigi Soreca së bashku me ambasadorët e vëndeve të tjera anëtare në Tiranë ku patën komunikim mbi ecurinë e fushatës zgjedhore.

Meta i falenderoi Ambasadorët për interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe vuri në dukje numrin në rritje të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë për pakorrektësitë e konstatuara gjatë kësaj fushatë elektorale duke i krahasuar ato me zgjedhjet e kaluara.

Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e dekurajimit, në kohë, të çdo veprimi, që cënon integritetin e procesit, dhe kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.

Meta gjithashtu theksoi duke e veçuar rëndësinë që ka sjellja profesioanle nga ana e Policisë së Shtetit dhe e institucioneve gjyqësore. Paprekshmërinë e votës së lirë e cënon vetëm reagimi proaktiv i menjëhrshëm dhe i pavaruar ndaj çdo akti që mund të parandalpjë përsëritjen dhe përhapjen e krimit zgjedhor.

 Ai përmendi precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës të cilët kanë zgjuar aktivizimin dhe ndërgjegjsimin e qytetarëve për të mos lejuar ndeformimin e votës duke ju drejtuar përmes provave organet e drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meta shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë.

Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit. 

(e.k/dosja.al)

 

Shto Koment