Bota

Përfundon takimi i diplomatit gjerman në Serbi, Vuçiç: Jemi të gatshëm për dialog, kërkojmë kompromis

23 Prill 2021, 09:10 Nga DOSJA
Përfundon takimi i diplomatit gjerman në Serbi, Vuçiç:

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd.

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë pas takimit se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën në mënyrë që të arrihet një kompromis mes palëve.

 ”Edhe pse jemi në anët e kundërta sepse Gjermania njohu Kosovën, ne duam të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Gjermania mbështet fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së, si dhe Serbisë, e cila është e gatshme të vazhdojë dialogun dhe do t’i afrohet atij në mënyrë konstruktive, në dëshirën për të arritur një zgjidhje kompromisi. Serbia nuk po kërkon një arsye apologjetike për të refuzuar arritjen e një kompromisi. Ne nuk duam ta ngrijmë konfliktin sepse dikush gjithmonë mund ta heq atë. Ne duam bashkëpunim me shqiptarët dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të ndërsjella. Ne kërkojmë përmbushjen e të gjitha dokumenteve të nënshkruara, përkatësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe krijimin e JCC”– u shpreh Vuçiç.

Kryediplomati gjerman ka thënë sot në Beograd se është i vetëdijshëm që procesi i normalizimit me Kosovën nuk është i lehtë por beson që i kontribon zhvillimit ekonomik, dhe se Gjermani përkrah procesin e dialogut dhe emisarin Lajcak që ndërmjetëson këtë proces.

Maas ka qëndruar dje në Prishtinë dhe në konferencën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se është e qartë që njohja e Kosovës nga Serbia është njëri nga elementet marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi heiko maas aleksander vucic dialogu kosove-serbi heiko maas

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2021, 08:17

Çfarë kërkon Rusia në Ballkanin Perëndimor?

Grumbullimi në Vishegrad ishte baraz me një provokim: Një duzinë burrash u mblodhën në javën e dytë të marsit 2021 në qytetin e lindjes së shkrimtarit të njohur...