Politike

Në fundin e fushatës elektorale, SHOKON Xhelal Mziu: Kemi ngritur grupet tona, çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj

23 Prill 2021, 06:50 Nga DOSJA
Në fundin e fushatës elektorale, SHOKON Xhelal Mziu: Kemi ngritur

TIRANË– Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Dibër, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë shokuese.

Në fjalën e tij, në përmbyllje të fushatës elektorale në Dibër, kandidati për deputet i PD-së i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo person të dyshimtë ta raportojnë te grupet e posaçme që PD ka ngritur për mbrojtjen e votës dhe do ta pësojnë njëlloj si ai në Elbasan.


“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit. Votat tona askush nuk guxon për ti marrë”, është shprehur Xhelal Mziu.

LAJMI KRYESOR: ‘Njerëzit e dyshimtë do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit!’/ Deklarata Xhelal Mziut bën “namin” në rrjet, kandidati i PD-së kërkon falje: U përfshiva nga emocionet. Yuri Kim: Ka mbaruar koha e grupeve të armatosura…

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021 xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll