Bota

“Për 16 muaj muaj u shënuan 3 milion vdekje”/ OBSH: Ne kemi mjetet për të frenuar pandeminë  

19 Prill 2021, 16:33 Nga DOSJA
“Për 16 muaj muaj u shënuan 3 milion vdekje”/ OBSH: Ne

SHBA- Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë një analizë të ecurisë së pandemisë ditën e sotme. The Guardian shkruan se Ghebreyesus ka thënë se me vaksinat ata i kanë mjetet e duhura për të vendosur pandeminë nën kontroll.

Ndërkohë që më tej, ai ka bërë një përmbledhje të personave të vdekur ku ka thënë se për të arritur 1 milion vdekje u deshën 9 muaj, për të arritur 2 milion vdekje u deshën 4 muaj dhe për të arritur 3 milion vdekje u deshën 3 muaj.

“Ne kemi mjetet për ta sjellë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë. U deshën nëntë muaj për të arritur një milion vdekje; katër muaj për të arritur dy milion, dhe tre muaj për të arritur tre milion, ”tha Ghebreyesus.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në vendin tonë janë regjistruar 142,477,229 persona me Covid, ndërsa 3,038,507 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid ne bote obsh tedros adhanom ghebreyesus covid ne bote obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll