Macron letër urimi Osmanit: Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj
19 Prill 2021, 13:39Nga DOSJA
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër urimi nga homologu i saj në Francë, Emanuel Macron.
Presidenti francez i ka përmendur presidentes Osmani dialogun me Serbinë, për të cilin thotë se duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme.
“Një sfidë tjetër e madhe për të ardhmen e Kosovës është normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis vendit tuaj dhe Serbisë. Unë ju ftoj të vazhdoni dialogun me Beogradin, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme”,– ka shkruar Macron në letrën e tij për Osmanin.
Macron thotë se Franca do ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër COVID-19, duke dhënë donacion 15 mijë teste antigjenike për të iu përgjigjur nevojave urgjente.
“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, – thuhet në letrën e Macron.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
AFRIKA E JUGUT– Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në shpatet e Malit Tabela të Kejptaun u përhap në Universitetin e Kejptaun, duke djegur bibliotekën hist...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 14 viktima dhe 277 raste të reja si pasojë e COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë kryer 2 mijë e ...
BRUKSEL– Kompania farmaceutike BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer thonë se ata do të sigurojnë 100 milion doza më shumë të vaksinës së tyre të ko...
MARS-Helikopteri i NASA, Ingenuity ka përfunduar fluturimin e parë të mundësuar në planetin Mars.Helikopteri i vogël e kaloi me sukses provën dhe qëndroi në ajë...
BRUKSEL- Komisioneri evropian përgjegjës për furnizimin e vaksinave të bllokut, Thierry Breton ka thënë se BE-ja nuk mund të rinovojë kontratën e saj me AstraZ...
HIMALAJË– Alpinistja Flutura Ibrahimi nga Gjilani, e njohur si Uta Ibrahimi, pas shumë përpjekjesh arriti të ngjitet me sukses në Annapurna në Himalaje.Nat...
EGJIPT– Një grup terrorist egjiptian i lidhur me ISIS ka ekzekutuar tre burra, përfshirë një të krishterë, si një paralajmërim për mbështetjen e forcave t...
HAGË– Sot në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës.Kështu kanë ...
SHBA– Banorët e një shtëpie në Kaliforni më parë ka jetuar një nga dëshmitarët mbrojtjës në gjyqin Derek Chauvin, u zgjuan në mes të natës nga një skenë h...