Bota

Alpinistja shqiptare Flutura Ibrahimi ngjit me sukses malin me riskun më të lartë, Annapurnan në Himalajë!

19 Prill 2021, 12:16 Nga DOSJA
Alpinistja shqiptare Flutura Ibrahimi ngjit me sukses malin me riskun më

HIMALAJË– Alpinistja Flutura Ibrahimi nga Gjilani, e njohur si Uta Ibrahimi, pas shumë përpjekjesh arriti të ngjitet me sukses në Annapurna në Himalaje.

Natën e datës 15 prill në orën 22:0, një grup alpinistësh nga vende të ndryshme në një ekip internacional, nisën mes një moti tepër të vështirë dhe të fortë për të synuar ngjitjen e Annapurnës, i cili vlerësohet si mali me riskun më të lartë për humbjen e jetëve të alpinistëve për shkak të terrenit të vështirë.

Përgjatë natës ekipi punoi në grup, ku të gjithë së bashku arritën në orën 7.36 majën e malit. Ajo realizoi malin e 6-të mbi 8 mijë m në Himalaja ku  bëri krenar një komb dhe të gjithë komunitetin e alpinistëve dhe bjeshkëtarëve të Kosovës e Shqipërisë.

Meritë për këtë kanë e gjithë familja, miqtë e donatorët që ndihmuan në këtë ekspeditë.

Në këtë arritje historike të Uta Ibrahimit, meritë të jashtëzakonshme pati Xhimi Begeja, që me eksperiencën e tij dëshmon si trajner e lideri më i suksesshëm në sportin e alpinizmit shqiptar.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora annapurna në himalaje flutura ibrahimi annapurna në himalaje flutura ibrahimi

Sondazh

Poll