Art&Argëtim

Rrëfehet Grida Duma: Marr ushqim nga shtëpia për në punë, mënyrë për të qenë në formë

15 Shkurt 2019, 11:10 Nga DOSJA
Rrëfehet Grida Duma: Marr ushqim nga shtëpia për në

Deputetja Grida Duma ka treguar së fundmi detaje nga përditshmëria e saj. Në një intervistë për “My Living” ajo ka treguar edhe rreth ushqimit që konsumon.

Duma është shprehur se në punë e merr bukën me vete pasi për të është më e shëndetshme.

“Ndodh që porosisim në zyrë. Unë jam kthyer te koncepti i shëndetshëm. Nuk është çështje reklamimi. Të marrësh pak ushqim me vete nga shtëpia. Nuk ka rëndësi nëse  e  ke gatuar apo është një tost sipas stilit tënd. E ke bërë vetë dhe të shijon në mënyrën tënde. Përpiqëm të heq gjalpin, meqe po flasim për stil jete. Kudo që ti shkon të porosisësh këtë, nuk ja thua dot dikujt, përdor këto elemente të caktuara, se dhe  e ofendon.

Ky kthimi tek gjërat që merren me vete më pëlqen shumë dhe e shikoj si një mënyrë për të qënë në një formë normale.

Të ngrënit shpesh dhe pak. Mund të mbaj një gjë në çante  dhe kur kuptoj që ka ardhur momentin të konsumoj një gjë sepse e kërkon stomaku, e konsumoj.”, tregoi ajo.

Ajo shton më tej se asnjëherë nuk del pa ushqim nga shtëpia. “Jo nuk dal dot më, më dhemb koka jashtëzakonisht shumë. Kjo nuk ndodhte 7-8 vite përpara.  Njeriu me kohën e kupton që duhet të ketë nje regjim. Ka tjetër energji që në mëngjes dhe jo kafen në mëngjes të parën. Une mendoj që në jetën tonë vuajmë nga disa gjëra të vogla që nëse i bëjmë më mirë do të kemi më shumë kënaqësi. Bjë tost fare të thjeshtë, vaj ulliri me pak djathë të bardhë që është gjëja më e mirë për stomakun në momentin që ti nuk ke mundësi të hash drekë apo gjëra të tilla.”, tregoi ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim grida duma ushqim me vete grida duma ushqim me vete

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Shkurt 2019, 06:19

Horoskopi 15 Shkurt 2019

DashiE premtja do t’ju sjellë disa fitore të mëdha. Ka gjasa të rriteni në përgjegjësi në punë dhe t’ju rritet rroga. Ata që kanë biznesin e tyre, nuk duhet të ...

Art&Argëtim 14 Shkurt 2019, 19:16

Instagrami fillon “operacionin fshesa”

‘Motivi i jetës’ i kohëve të fundit janë rrjetet sociale, teksa të gjithë kërkojnë të kenë sa më shumë ndjekës, like ose komente. Por Instagramit du...