Art&Argëtim

Feston 10-vjetorin në skenë/ Ardian Bujupi zbulon surprizën e madhe

19 Prill 2021, 08:42 Nga DOSJA
Feston 10-vjetorin në skenë/ Ardian Bujupi zbulon surprizën e

GJERMANI– Këtë vit, Ardian Bujupi feston 10 vite në skenën muzikore dhe ky eveniment nuk do kalojë pa u festuar nga artisti.

Muaj më parë ai njoftoi se kishte përgatitur një surprizë të madhe për të gjithë fansat:

“Në vitin 2021 bëhen 10 vite që po më përkrahni mua dhe unë po këtë vit do të nxjerr projektin më të madh të karrierës sime”.

Koherent me atë që premtoi disa muaj më parë, ai e ka mbajtur fjalën dhe sot ka zbuluar surprizën e madhe që po e prisnim prej muajsh. Këngëtari ka zbuluar se për 10-vjetorin e karrierës, do të publikojë albumin më të rëndësishëm të karrierës. Ai ka përgatitur një album me 10 këngë, i cili po ashtu mban titullin “10” dhe do të lançohet në muajin maj.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, ka shkruar Bujupi, i cili ka ftuar fansat e tij që ta rezervojnë paraparkisht albumin në platformat digjitale.

 

 

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz 10 vite ne skene albumi i ri ardian bujupi 10 vite ne skene albumi i ri ardian bujupi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Prill 2021, 19:54

TIRANË– Artvin Veli, DJ i njohur si Vin Veli është në një lidhje sentimentale prej dy vitesh me një tjetër vajzë, pas ndarjes nga moderatorja Bora Ze...