Bota

Përleshje e dhunshme në Kosovë, të rinjtë përdorin dhe armë zjarri, plagoset një person

18 Prill 2021, 21:11 Nga DOSJA
Përleshje e dhunshme në Kosovë, të rinjtë përdorin

KOSOVË– Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një përleshjeje të dhunshme. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në lagjen “Hajvali”. Mësohet se disa persona, kryesisht të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin, si dhe kanë përdour armë zjarri.

Personi që është lënduar nuk është plagosur me armë por me sendet e forta që janë përdorur në sherr. Ende nuk dihen identitetet e të përfshirëve në përleshje, apo nëse ka të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në fshatin Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se personi është lënduar gjatë një përleshje fizike që ka pasë me të dyshuarin, i cili në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij. Nga hetuesit policor po vazhdon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove plagosje ne prishtine kosove plagosje ne prishtine

Sondazh

Poll