Basha në Kukës: Më i prekuri nga ikja e rinisë! Nuk ndryshon po nuk larguam shkaktarin e vuajtjeve
18 Prill 2021, 10:29Nga DOSJA
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në rrugëtimin jug-veri ka bërë një ndalesë edhe në qytetin e Kukësit. Në fjalën përshëndetëse, kreu i opozitës tha Kukësi është qyteti më i prekur nga emigrimi i të rinjve. Për ta ndalur këtë, Basha kërkoi votën për numrin 9 për ta larguar shkaktarin e kësaj plage.
FJALA E BASHËS:
Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja kuksianë faleminderit për këtë pritje të paskeduluar, vij nga Tropoja dhe pastaj jam në Shqipërinë e Mesme, por nuk mund të kaloja pa u ndalur dhe të falënderoja për mikpritjen. Bashkë për ndryshim sot një javë me votën tuaj për numrin 9 do t’i kthejmë Kukësit dhe gjithë Shqipërisë besimin. Për tetë vite me radhë Kukësi është zbrazur nga bijtë dhe bijat e tij, është treva me emigracionin më plagë në Shqipëri. Tetë vite dështime kanë lënë plagë në trupin e Kukësit më të thella se kudo tjetër. Kjo është një plagë që rrjedh anembanë vendit. Mijëra djem dhe vajza të larguar, mijëra të tjerë ikin përditë. Ky realitet nuk ka për të ndryshuar po nuk ndryshuam Shqipërinë, po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve duke votuar numrin 9. Asnjë marifet elektoral nuk e shëron dot këtë plagë, këtë e di Kukësi dhe gjithë Shqipëria. E vetmja gjë që e shëron këtë është ndryshimi, bashkë për ndryshim, votoni numrin 9! Faleminderit edhe njëherë nga zemra për këtë pritje me lejen tuaj! Kukësi voton numrin 9 për ndryshim1 Zoti ku bekoftë ju, zoti e bekoftë Shqipërinë!
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
HAS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Has. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, ...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përballë të rinjve të Partisë Socialiste ka folur për temën më të përfolur të momentit, patronazhisti...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ironizoi të gjitha aludimet që janë bërë se ka bërë botox. Përballë të rinjve patronazhistë të PS-së, Rama tha se nëse njerëz...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri një batutë me një djalë të ri teksa po mbante fjalim në Tiranë. Ai tha se është një djalë i ri i cili nuk ngrihet asnjëh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se Meta do të thotë se e kanë detyruar që të futet në fushatë. Mirëpo, kryeministri shtoi duke thënë se ai ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme turin e Lulzim Bashës. Ai tha se patronazhistët e dinë se me kë qëndron në makinë Basha pasi sytë e ty...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se patronazhistët dinë çdo gjë për qytetarët shqiptarë. Ndër të tjera kreu i qeverisë shtoi se ai ës...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi takimin ditën e sotme në Tiranë duke komentuar motin. Rama iu tha të rinjve se kishin hedhur në erë aplikacionin që treg...
-Në 1 Mars 2019 në Samitin e Diasporës shqiptare, Kryeministri Edi Rama u shpreh “Por ju siguroj se për votën tuaj, ka vetëm dy rrugë për ne: “O do ta bëjmë, o ...
TIRANË– Takimi me të rinjtë patronazhistë u zhvillua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama. Për ti dalë në mbrojtje të tyre, Rama tha se patronazhistëve ...