Meta paralajmëron “furtunë” në javën e fundit të zgjedhjeve: Do nxjerr fakte si u bëhet presion qytetarëve për vota.
17 Prill 2021, 18:37Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka premtuar “ndezjen” e javës së fundit të fushatës zgjedhore. Në një konferencë për shtyp, Meta ka bërë me dije se këtë javë do të tregojë me fakte sesi funksionin skema e “patronazhistëve”. Po ashtu, kreu i shtetit kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të kenë sjellje model më 25 prill, duke shtuar se sytë e të gjithë botës do të jenë në Shqipëri, ndaj duhet të provojmë se jemi komb shqiponjash.
“Do të sjellim prova konkrete, sesi funksionon Gestapoja. Nëse poston në gjë që s’të pëlqen për qeverinë. Kur ke një problem, ta mbyllin rrugën në mënyrë të paligjshme, dhe të kërkojnë që të ndryshosh krah. Do ketë prova për këtë. Edhe një javë dhe nuk ka më patronazhistë,”-tha Meta.
PJESË NGA KONFERENCA:
Keni prova apo emra që po tentojnë të cënojnë sistemin zgjedhor? Nëse zgjedhjet e 25 prillit do e dekretoni Ramën?
Meta: Do ta diskutojmë pas zgjedheve. Kemi bërë shumë padi në Prokurori, po bashkëpunojmë edhe me ndërkombëtarët. Do të keni edhe shumë padi të tjera. Kjo çështja e të dhënave është skandaloze. Do të sjellim prova konkrete, sesi funksionon Gestapoja. Nëse poston në gjë që s’të pëlqen për qeverinë. Kur ke një problem, ta mbyllin rrugën në mënyrë të paligjshme dhe të kërkojnë që të ndryshosh krah. Do ketë prova për këtë. Edhe një javë dhe nuk ka më patronazhistë. Të gjithë të barabartë para ligjit. Sytë e botës do të jenë në Shqipëri, i ftoj të gjithë të tregojnë qytetari.
Postimi i sotëm, do angazhoheni në fushatë…?
Meta: Presidenti ka vetëm një fushatë mbrojtjen e Kushtetës. Do t’ju faktoj si është ndërtuar një rrjet dhunues e mafioz duke u bërë presion dhe shantazh. Do vij me fakte, siç kam bërë me aferën e inceneratorëve, duhet të marrë fund në këtë vend pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit. Dhe do të marrë fund.
Deklarata për flijimin e fëmijëve, kë keni armik?
Meta: Të jeni të sigurtë demokracia nuk bëhet kurban më 25 prill. Do tregojmë që jemi popull shqiponjash. Unë e mbaj fjalën.
TIRANË- Aktivistja Adriana Kalaja ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale ku shihen se disa makina të Bashkisë Tiranë po transportonin disa pankar...
TIRANË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lediana Fratari ka vijuar takimet elektorale në Tiranë pranë shkollës Besnik Sykja.Ajo ka vizi...
Politike17 Prill 2021, 17:42
DURRËS– Kryeministri Edi Rama, paraditen e sotme, ka zhvilluar një aktivitet politik në Durrës, ku nuk kanë munguar as batutat. Gjatë fjalës së tij, kreu i...
TIRANË– Shqipëria renditet e fundit për numrin e rasteve të reja me COVID-19! Lajmin e ka publikuar kryeministri Edi Rama duke iu referuar të dhënave...
TIRANË– Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, pandemia e COVID-19 dhe masat e distancimit social i kanë detyruar partitë që të kufizojnë mitingjet dhe g...
KURBIN– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një tur 1 ditor.Ndalesa e radhës në rrugëtimin jug-veri të kreut të opozitës Lulzim Basha, isht...
KURBIN– Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur në Kurbin gjatë turit të tij 1 ditor nga jugu në veri.Gjatë udhëtimit të tij drejt Kurbinit ai u prit në aut...
TIRANË– Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu ka ironizuar kryebashkiakun Erion Veliaj, duke ripublikuar një video me ...
Kandidatja e PS në Tiranë, ish-ministrja dhe deputetja Mimi Kodheli ka folur sot në “Kjo Javë” në News24 për vendosjen e saj e 21-ta në listën e kryeqytetit.Kod...
TIRANË– Kur më pak se një javë na ndan nga dita e zgjedhjeve parlamentarë të 25 prillit, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për të...