Politike

Meta: Lefter Koka pjesë e mafies së inceneratorëve, kërcënon anëtarët e LSI

15 Prill 2021, 19:21 Nga DOSJA
Meta: Lefter Koka pjesë e mafies së inceneratorëve,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pohuar se ai ka shkuar në Durrës sepse të rinjtë e LSI-së po ndalohen dhe po ‘përndiqen’ për t’u anëtarësuar në PS.

Ai publikoi një skemë ku në krye ndodhej Lefter Koka, kandidati nr 7 i Partisë Socialiste për Durrësin, ku sipas tij të gjithë personat e përfshirë kërcënojnë me dhunë të rinjë e LRI-së. Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anëtarë të mafies së inceneratorëve që bëjnë presione në Durrës:

 

Lefter Koka
Arben Seferi
Arbër Shtylla
Juri Meraj
Skerdi Bello
Arbër Koka

‘Këta persona që shihni këtu, janë pjesë e një afere korruptive inceniatorësh, që kërcënojnë çdo anëtar të LSI-së dhe intimidojnë çdo qytetar që mbështet LSI-në. Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve. Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat.’- vijoi Meta.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta lefter koka zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta lefter koka zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll