Aktualitet

Plagosja e 3-fishtë në Mamurras, kushërinjtë Fufi u zunë pritë efektivëve, gjithçka nisi pas shoqërimit në komisariat

14 Prill 2021, 06:22 Nga DOSJA
Plagosja e 3-fishtë në Mamurras, kushërinjtë Fufi u

MAMURRAS- Katër persona janë vënë në pranga për plagosjen e trefishtë që tronditi Mamurrasin një ditë më parë. Mësohet se në pranga ka përfunduar efektivi David Madani, i cili pas hetimeve nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka rezultuar se ka qenë personi që ka shkrepur armën duke lënë të plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, të cilët ende po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin e Traumës.

Në pranga janë vënë edhe tre të afërmit e ish-deputetit Nikoll Fufi, Gjon Fufi, dhe Rudolf Fufi, pasi akuzohen se kanë dhnuar efektivët me sende të forta, konkretisht për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim. Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit të punonjësit të policisë David Medani si dhe automjeti tip “Porsche Cayenne”, me të cilin udhëtonin pjesëtarët e fisit Fufi.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

Dosja.al ka mësuar se reagimi i të afërmve të ish-deputetit Mhill Fufi, ka ardhur pas një aksioni të efektivëve të komisariatit në Kurbin.

Në orët e paradites së djeshme, tre efektivët David Madani (tashmë i arrestuar si autor), Ilir Zeka dhe Flamur Lleja (që mbetën të plagosur) shkuan në ambientet e një lokali në pronësi të L.Fufit për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë hasur në kundëshrtimin e Nikoll Vorfi (Fufi). Pas debatit në lokal efektivët kanë shoqëruar në polici Nikoll Vorfin (Fufi).

Disa orë më pas, i shoqëruari është lënë i lirë por fisit Fufi, nuk i ‘dilte inati’. Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin pritën që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u zunë pritë në qendër të Mamurrasit. Të tre anëtarët e fisit Fufi goditën me mjete të forta efektivët dhe në këto kushte, një prej policëve, David Madani, në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe fillimisht ka paralajmëruar të rinjtë.

Pasi të afërmit e ish-deputetit Nikoll Fufi nuk janë bindur, Madani ka qëlluar në ajër fillimisht dhe më pas ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur Vorfin. Plumbat kanë kapur edhe dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Tashmë të tre të plagosurit ndodhen ende në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(a.b;f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet david madani gjon fufi ilir zeka mamurras nikoll fufi nikoll vorfi plagosje e trefishte ne mamurras rudolf fufi david madani gjon fufi ilir zeka mamurras nikoll fufi nikoll vorfi plagosje e trefishte ne mamurras rudolf fufi

Sondazh

Poll