Art&Argëtim

Pas suksesit në sukses/ Nuk ndalet familja Kardashian

10 Prill 2021, 13:45 Nga DOSJA
Pas suksesit në sukses/ Nuk ndalet familja Kardashian

SHBA-“Keeping Up With The Kardashians”, seriali që gozhdoi para ekranit me mijëra njerëz i erdhi fundi. Por, familja e famshme ka njoftuar për të gjithë adhuruesit që do të vijnë shumë shpejt me një tjetër shfaqje.

Ishte Kim Kardashian ajo që ka zbuluar se projekti i ri do të shfaqet premierë në Hulu pas përfundimit sezonit të fundit t ë “KUWTK”.

We won’t be gone long!! Our new show on @hulu will be coming after the final season https://t.co/ByED1rcvVp

— Kim Kardashian West (@KimKardashian) April 9, 2021

“Nuk do të jemi larg ekranit për shumë gjatë. Spektakli ynë në HULU do të nisë rrugëtimin, pas përfundimit të sezonit të fundit të “Keeping up With the Kardashians”.

Seriali që iu dha famë ndërkombëtare po përfundon pas 14 vitesh. Kujtojmë që klani Kardashian-Jenner njoftoi planet për të rritur perandorinë e tyre me një marrëveshje shumëvjeçare me platformën streaming në dhjetor.

(o.l./dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz keeping up with the kardashian kim kardashian keeping up with the kardashian kim kardashian

Sondazh

Poll