Art&Argëtim

Anulloni planet për fundjavën! Këto janë 5 filmat që do ju mbajnë të gozhduar para ekranit

10 Prill 2021, 12:43 Nga DOSJA

TIRANË– Kënaqësia e të shtunave në klub është zëvendësuar me një tas kokoshkash, gështenjash, apo ca shegë të qëruara para ekranit të TV. Të përgatitur për t’u përshtatur me çdo situatë, kjo periudhë e gjatë dhe e vështirë pandemie është shoqëruar me shumë orë online duke parë filma dhe seriale.

Më poshtë do ndajmë me ju 5 filmat që rekomandohet të shihen këtë të shtunë mbrëma.

1.Snowpiercer(2013)

A ka ngelur njeri pa e lavdëruar “Snowpiercer” kur doli? Me regji të vizionarit  koreano-jugor Bong Joon-ho, i njohur edhe për filmin që rrëmbeu Oscarin si “Academy Award for Best Picture”. Tematika e trajtuar nga Bongu është e thjeshtë, fiks si nje videogame, “hip në tren ose vdis duke u përjekur” duke e mbushur në këtë mënyrë ekranin me emocion, absurditet dhe trazira në pikëpamjet politike.Chris Evans nuk duket kurrë më i gjallë, Tilda Swinton nuk duket kurrë më protagoniste sesa në këtë film. Eja, hipi në tren!

2.Taxi Driver(1976)

Travis Bickle (Roberto Deniro i ri) kthehet nga Lufta e Vietnamit por haset me probleme  për t’u ambientuar me jetën e përditshme, goditet nga pagjumësinë në mënyrë brutale duke nisur punë si një shofer taksie në qytetin e New York-t.Pas një ndryshimi rrënjësor në pamje dhe jo vetëm dhe njohjes me një prositutë 12 vjeçare, Jodie Foster filmi bëhët absolutisht një kanun kinematografik që legjitimisht sduhet ta humbisni.

3.Rebecca (2020)

Rebecca, thrilleri që do t’iu lëri gojëhapur para ekranit. Hisotria e një burri të ve, i cili vendos të martohet sërisht. Historia tragjike e ndarjes nga jeta e të shoqes janë kryefjala e filmit. Mënyra si rrëfehen ngjarjet dhe gërshetimi i situatave e çojnë një tjetër nivel impaktin që ky filmi lë pas. Të gjithë të apasionuarit pas thrillerit do të rrinë të gozhduar pas ekranit sot në mbrëmje.

4.I care a lot (2020)

Marla Grayson është një mashtruese në Massachusetts, e cila siguron jetesën duke bindur sistemin ligjor për të dhënë kujdestarinë e saj mbi pleqtë që pretendon se nuk mund të kujdesen për veten e tyre. Ajo i vendos ata në një objekt jetese të asistuar, ku ata qetësohen dhe humbin kontaktin me botën e jashtme. Ajo më pas shet shtëpitë dhe pasuritë e tyre, duke futur në xhep të ardhurat. Është për t’u memorizuar forma sesi filmi mbyllet.

5.Get out (2017)

Adhuruesit e horrorit duhet të mbajnë vesh.Një afrikano-amerikan i ri viziton prindërit e të dashurës së tij të bardhë për fundjavën, ku shqetësimi i tij për për pritjen e tij në mënyrë të bujshme shpjegohet gjatë fundit të filmit.I gjithë filmi të jep ndjesinë e fenomenit të skllavërisë, por je konfuze nëse viktimizohen vetë zezakët apo janë vërtetë viktima e historisë.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

argetim argetim filmat per fundjaven filmat per fundjaven

Sondazh

Poll