Politike

Pasues i Ramës në Partinë Socialiste? Si përgjigjet Veliaj

9 Prill 2021, 06:14 Nga DOSJA
Pasues i Ramës në Partinë Socialiste? Si përgjigjet Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, tha në emisionin “Opinion” se ai nuk synon të jetë pasuesi i Ramës në drejtimin e Partisë Socialiste.

I pyetur nga gazetari Mentor Kikia lidhur me perceptimin që ekziston në publik mbi këtë argument, Veliaj e cilësoi një perceptim të gabuar.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Kikia: Ka një perceptim publik që ju po përgatiteni të jeni pasuesi i Ramës në PS…

Veliaj: Është perceptim i gabuar.

Kikia: Nisur nga shumë faktorë, ju vetë jeni duke punuar për këtë lloj statuai? E mendoni, e synoni?

Veliaj: Nuk e synoj.

Fevziu: Nëse këputet Rama në zgjedhje a mbeteni ju trashëgimtari  dhe a po luani ndonjë rol për këtë?

Veliaj: Rama jo vetëm që nuk këputet në zgjedhje, por do të thyejë një rekord.

Fevziu: If….

Veliaj: Ju më thoni mos fol për objektiva, por për hipoteza. Janë bërë 10 sondazhe nga 10 burime të ndryshme që e nxjerrin PS fituese.

Marrë nga Opinion 

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkia tirane erion veliaj mentor kikia zgjedhjet 25 prill 2021 bashkia tirane erion veliaj mentor kikia zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll