Politike

MOMENTI I SIKLETSHËM: Rama heq mikrofonin dhe ikën nga emisioni: Po më përdorni, nuk rri më shumë! E keni mësuar nga Fevz

9 Prill 2021, 05:43 Nga DOSJA
MOMENTI I SIKLETSHËM: Rama heq mikrofonin dhe ikën nga emisioni: Po

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka lënë dje në mes intervistën që po zhvillonte duke shpërthyer ndaj moderatorëve. Teksa po pyetej në emisionin “Log”, Rama kërkoi që të mbyllej, pasi ora po kapte mesnatën dhe fillimisht i kishin premtuar vetëm 1.5 orë në transmetim. Kreu i qeverisë akuzoi moderatorët se po e shfrytëzonin për marketing, duke renditur disa shembuj. 

SHERRI NË STUDIO:

PËRPLASJA E PARË

Edi Rama: Sa do zgjasë kjo? Sa është ora?
Endri Xhafo: Edhe pak fare
Edi Rama: Po sa është ora?
Endri Xhafo: Ora është 11:20
Edi Rama: Po ça është kjo kështu, më merrni në orën 9, më thoni 1 orë e gjysmë dhe më përdorni mua si… E di pse? Më përdorni për reklama. Nuk rri më gjatë, më bëj pyetjen e fundit. Gjithmonë këtë bëni. Se nuk e bën vetëm ti, ti e ke mësuar nga Fevziu. Më mbani mua sa të bëni blloqe, më keni thënë deri në 10:20. Më bëni pyetjen e fundit…

PËRPLASJA E DYTË

Nazarko: A mund të bëj një pyetje?
Edi Rama: Jo, nuk do të bëni më asnjë pyetje tani, do më lini të iki.
Endri Xhafo: Nazarko do përfitonte nga afërsia me Greqinë për t’u pyetur për politikën e jashtme.
Edi Rama: Greqia dhe Turqia nesër janë tek kulla.
Endri Xhafo: Po mos e hiqni mikrofonin se nuk ndodhi asnjë gjë.
Edi Rama: Nuk ka rëndësi.
Endri Xhafo: Ok? Ta mbyllim para se të hiqni mikrofonin.
Edi Rama: Ju merreni me blloqe publicitare dhe do më mbani këtu.
Endri Xhafo: Nuk merremi me blloqe publicitare.
Edi Rama: E di unë si funksionon. Jam produkti juaj më i rëndësishëm publicitar.
Endri Xhafo: Pa ne ndoshta s’do të kishin ekzistuar politikisht.
Edi Rama: Jeni më të interesuarit që të votoni mua më 25 prill, se pa mua interesat tuaj bien kudo.
Endri Xhafo: Faleminderit i nderuar.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama endri xhafo edi rama endri xhafo

Sondazh

Poll

Politike 8 Prill 2021, 21:06

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, lidhur me kreu...