Politike

Kaloi Covid-19, Meta tregon pse s’e njoftoi Ramën: Nuk e fajësoj për këtë, s’u ankova

8 Prill 2021, 20:45 Nga DOSJA
Kaloi Covid-19, Meta tregon pse s’e njoftoi Ramën: Nuk e fajësoj

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Covid-19 e ka kaluar në heshtje duke mos dashur të njoftojë kryeministrin Edi Rama. I ftuar në Çim Peka Live”, Meta tha se ai ka bërë gjithmonë apel për vaksinimit.

Referuar vetes, Meta tha se Rama nuk ka faj, pasi ai vetë nuk e ka njoftuar se ishte infektuar. 

“Kjo është një çështje që për mua nuk ka prioritet. Edhe për një aryse që e kam kaluar Covidin, pikërisht në momentin që Rama më akuzonte mua për protestën që bëri Stresi me minorenët për vrasjen e Klodian Rashës. Unë ato ditë kam qenë duke kaluar Covidin. Unë këshillohem me mjekët. Unë apeloj për vaksinimin. Gjithmonë kam apeluar në kohë qeverinë që siguria e këtij procesi të jetë transparente. Ka qenë një situatë e tillë si situata që unë përmenda, vrasja e Klodian Rashës.  Fillim dhjetori, pati shumë probleme. Nuk kam dashur të terheq vëmendjen, nuk ka qenë diçka shqetësuese për shëndetin. Covidin e kam kaluar në rezidencën qeveritare. Nuk patëm aryse të komunikonim me Ramës, sepse unë nuk u ankova. Dhe nuk mund ta fajësoj për këtë,”- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll