Aktualitet

Lejuan votimin më shumë se 1 herë, nis procesi gjyqësor për 19 komisionerët dhe 2 votuesit në zgjedhjet e 2017

7 Prill 2021, 20:12 Nga DOSJA
Lejuan votimin më shumë se 1 herë, nis procesi gjyqësor

DURRËS- Procesi gjyqësor për 19 komisionerët dhe 2 votuesit, të cilët manipuluan zgjdhjet në 2017 në Shijak ka filluar. 19 komisionerët dhe 2 votuesit janë dërguar për gjykim nga porkuroria me akuzën e krimit zgjedhor. 

19 komisionerët që akuzohen për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” janë: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi. 

Këta komisionerë kanë lejuar Shpëtim Marku, i cili në zgjedhjet e 2017 ka votuar edhe në emër të të atit edhe pse ky i fundit ndodhej jashtë shtetit, si dhe Armelin Zeza, i cili akuzohet se ka votuar në emër të 25 personave, të cilët ndodheshin jashtë shtetit.  Marku akuzohet për veprën “Votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, ndërsa Zeza akuzohet për “Falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ditën e sotme gjykata për të 21 personat e akuzuar pranoi gjykim të shkurtuar dhe se ata do të përfitojnë 1/3 e dënimit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 21 te pandehur per krimet zgjedhore ne vitin 2017 prokuroria e durresit zgjedhjet e vitit 2017 21 te pandehur per krimet zgjedhore ne vitin 2017 prokuroria e durresit zgjedhjet e vitit 2017

Sondazh

Poll