Art&Argëtim

SHERRI/ Escobars kërcënon Noizyn: Do të të publikoj fotografitë, do shkatërrohesh njëherë e mirë (REPLIKAT)

6 Prill 2021, 09:30 Nga DOSJA
SHERRI/ Escobars kërcënon Noizyn: Do të të publikoj

TIRANË– Pas sulmeve virtuale mes dy reperëve Noizy dhe Escobars të cilët kanë qenë miq dikur, debati ka vazhduar edhe sot. Noizy dje la të kuptohej se nuk do ta vazhdojë më tej sherrin. “S’do t’i jap më vëmendje. Herës tjetër mos shkruani gjëra koti për vëmendje.”,-shkroi reperi në Instagram. 

Por, kjo gjë duket se nuk vlen për reperin Escobars i cili duket qartazi që nuk do ta lërë me kaq. Ditën e djeshme, ai publikoi  sërish në Instagram pjesë nga freestyle në “Gjoni Black” dhe ka lajmëruar se së shpejti do të sjellë një këngë të re, teksa ka hedhur thumba për Noizy-n.

“Morali i historisë, njerëz kujdes kë ndihmoni gjatë rrugës saj… jo çdokush që ndihmoni e meriton ndihmën tuaj. Mbaje mend që të gjithë sillen mirë me ty kur kanë nevojë për diçka, nuk do të thotë se kanë qëllime të mira. Ata thjesht sillen mirë, sepse kanë nevojë për ty dhe sepse ti je një person i fuqishëm. Ky djalë as nuk mund të më afrohet mua. Kam pasur shumë miq fallco, që tashmë janë kthyer në k***a dhe urrejtës dinak, teksa unë kam qenë duke rrezikuar gjithçka për ta, madje edhe lirinë time. Do ja lëmë thashethemet e internetit këtyre k***ve dhe ne do të vazhdojmë të fitojmë miliona. Një këngë e re është rrugës, për momentin shijoni këtë fresstyle”, ka shkruar Escobars.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar  se do të nxjerrë disa fotografi që janë fakte për të shkuarën e Noizyt. Fansat e Noizy-t, shumë të ndjeshëm nga sulmet e bëra ndaj këtij  të fundit duket se kanë raportuar çdo postim që Escobars gjë që  ka bërë që Instagrami t’i fshijë.

“Dëgjo, nëse përpiqesh t’i fshish postimet e mia në Instagram do postoj fotografitë dhe do të shkatërroj një herë e mirë dhe po të paralajmëroj. Kështu që thuaju fansave të tu që të ndalin ose do publikoj vogëlsirat. Nuk po bëj shaka, thjesht po i bën gjërat më keq për veten tënde”, ka shkruar Escobars.

(o.l;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz escobars noizy sherri escobars noizy sherri

Sondazh

Poll