Politike

“Problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët”/ Kryemadhi: Do të ishte shumë mirë që të kishim investime amerikane

5 Prill 2021, 19:45 Nga DOSJA
“Problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët”/ Kryemadhi: Do

ELBASAN- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se problemet që janë në Shqipëri nuk i zgjidhin ambasadorët dhe diplomatët por duhet që t’i zgjidhin vetë. E ftuar në emisionin ‘Debat dhe Transparencë’, në televizionin Skampa, Kryemadhi ka folur mbi takimet me ambasadoren amerikane Yuri Kim si dhe për investime të mundshme në qytetin e Elbasanit. Ajo tha se do të ishte një mundësi e mirë që invesimet amerikane të shtriheshin në zonën e metalurgjikut në mënyrë që të bëhet një zonë shumë e mirë ekonominke.

“Unë vazhdoj dhe besoj që problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët, por i zgjidhim vetë. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ne është që, nëse ne nuk krijojmë një pavarësi të të menduarit dhe të funksionarit si parti politike, ne do të vazhdojmë të jemi në vështirësitë që ne kemi. Unë mendoj që ambasadorja amerikane bëri shumë mirë që erdhi në Elbasan. Por është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ne duhet të flasim për problemet e njerëzve më shumë sesa për problemet tona politike. Çfarë mendoj unë që duhet të ketë risi në Elbasan? Unë mendoj që do të ishte shumë mirë që të kishim investime amerikane në Elbasan, duke pasur parasysh gjithën zonën industriale të qytetit. Unë e kam bërë një sugjerim të tillë edhe te Zëri i Amerikës kur kam thënë: ‘More Americans in Albania’, që do të thotë: ‘më shumë amerikanë në Shqipëri’. Zona industriale e Metalurgjikut mund të jetë një zonë shumë e mirë për tu kthyer në një zonë të lirë ekonomike, sepse për shumë arsye edhe vetë infrastruktura ta lejon transportin, kur kemi disa kompani amerikane që operojnë në zonat e lira të Maqedonisë së Veriut. Pra edhe përpunimi i industrisë së rëndë, mund të jetë zona e Elbasanit një mundësi. Sa më shumë investime amerikane të kemi, aq më e madhe do të jetë edhe vëmendja e Amerikës për Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 5 Prill 2021, 17:06

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Shkodrës ku ka takuar gratë intelektuale të Shkodrës. Ato i kanë...