Politike

Rama “kapet” sërish me PD-në: Vaksinimi dhe infektimi vazhdojnë paralelisht (Mesazh për qytetarët)

3 Prill 2021, 15:14 Nga DOSJA
Rama “kapet” sërish me PD-në: Vaksinimi dhe infektimi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është “kapur” sërish me fushatën e Partisë Demokratike, e cila po zhvillon takime me banorët e mbështetësit e saj në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se vaksinimi dhe infektimi vijojnë paralelisht, duke shtuar se shqiptarët duhet që të zgjedhin me kujdes më 25 prill.

“Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si një provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill: Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit; Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë; Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona; Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet… *Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës,”-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama fushata e pd zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama fushata e pd zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll