Editorial

ANALIZA: Draghi shkatërrues

3 Prill 2021, 10:12 Nga DOSJA
ANALIZA: Draghi shkatërrues

Në ditët kur ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, e konsideronte veten si një instrument të shkatërrimit krijues, atij i pëlqente pseudonimi il rottamatore, njeriu shkatërrues. Sot, ky cilësim është më i përshtatshëm për Mario Draghi, teknokrati që zoti Renzi mburret se manovroi për ta bërë kryeministër.

I përmbajtur dhe i sjellshëm, zoti Draghi nuk duket aspak si shkatërrues. Megjithatë, ardhja e tij deri tani ka përçarë partinë më të madhe në Parlament, Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe e ka lënë Partinë Demokratike të qendrës së majtë (PD) të çorientuar dhe pa udhëheqës, shkruan The Economist

Problemet filluan menjëherë pasi zoti Draghi kërkoi miratimin nga Parlamenti për koalicionin e tij të gjerë. Megjithëse udhëheqësit e partisë Lëvizja Pesë Yje kishin vendosur ta mbështesnin dhe të siguronin miratimin e anëtarëve të partisë, disa nga ligjvënësit e saj e panë këtë si një kapitullim të papranueshëm. M5S u themelua për të rrëzuar establishmentin, e megjithatë po mbështeste një njeri që e mishëronte atë. Pesëmbëdhjetë senatorë të partisë M5S dhe 16 deputetë votuan “jo” dhe u përjashtuan. Ata kanë aplikuar për të formuar një grup të ri në Parlament.

Revolta nxori në pah një anomali: rregullorja e lëvizjes është në kundërshtim me Kushtetutën italiane, e cila u jep parlamentarëve lirinë për të votuar siç u duket e përshtatshme. Rregullat e partisë thonë se ligjvënësit e Lëvizjes Pesë Yje, duhet të zbatojnë dëshirat e anëtarëve të partisë, siç shprehen në votimet online të organizuara në një platformë të menaxhuar nga Davide Casaleggio. Djali i Gianroberto Casaleggio, një influencues online që frymëzoi krijimin e lëvizjes, zoti Casaleggio tani lavdëron idealizmin e hershëm të Lëvizjes Pesë Yje. Më 10 mars, ai paraqiti një dokument që gjoja synonte të përcaktonte rolin e platformës. Shumë dyshojnë se kjo shënon hapin e tij të parë drejt marrjes në kontroll të një lëvizjeje rivale.

Rreziqet e ndarjes ekzistojnë edhe në PD – pjesë e koalicionit qeverisës, si Pesë Yjet. Më 4 mars, Nicola Zingaretti, udhëheqësi i partisë, i habiti përkrahësit duke dhënë papritur dorëheqjen dhe deklaroi se nuk mund ta duronte më luftën e brendshme, veçanërisht për punët qeveritare. PD-ja është pa dyshim në gjendje po aq të keqe sa M5S, si rezultati i një bashkimi për qëllime praktike në vitin 2007, midis dy armiqve të vjetër: ish-kristian demokratët dhe ish-komunistët. Dallimet midis tyre nuk janë zhdukur kurrë.

Kjo është më shumë sesa thjesht një krizë lidershipi. PD konsiderohej si partia e reformave. Megjithatë, problemet strukturore me të cilat përballet sot Italia, të cilat Draghi dhe miqtë e tij teknokratë janë rekrutuar për t’i zgjidhur dhe të cilat kryeministri i ri i ka renditur në Parlament, janë saktësisht të njëjtat si në vitin 2007: një burokraci obstruktive, një sistem gjyqësor i ngadaltë, një sistem tatimi që shkurajon aktivitetin ekonomik produktiv dhe punësimi i ulët i grave. “Nëse animi nga Draghi përfaqëson një dështim të politikës italiane, atëherë ai përfaqëson edhe më tepër një dështim të PD-së”, argumenton Franco Pavoncello, profesor i shkencave politike në universitetin John Cabot në Romë.

Sondazhet tregojnë se mbështetja për PD ka rënë ndjeshëm që nga dorëheqja e zotit Zingaretti. Por ata kanë ende shpresë për M5S, e cila ka humbur rreth gjysmën e përkrahësve që nga zgjedhjet e vitit 2018. Më 28 shkurt, udhëheqësit e partisë i besuan paraardhësit të zotit Draghi, Giuseppe Conte, rinisjen e lëvizjes, në atë që u pa gjerësisht si hapi i parë për t’u bërë udhëheqës i saj. Sondazhet tregojnë se mbështetja për Lëvizjen Pesë Yje, e udhëhequr nga zoti Conte, mund të rritet. Për sa i përket zotit Draghi, sa më shumë që sponsorët e tij debatojnë dhe ndahen, aq më pak kohë do të kenë për ta kritikuar atë. Tani për tani. Marrë nga Tema

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial mario draghi qeveria e re ne itali mario draghi qeveria e re ne itali

Sondazh

Poll

Editorial 3 Prill 2021, 07:46

Lideri që po na shpëton jetët

A ju kujtohen rilindasit? Mos më thoni se i keni harruar? Nuk jam duke folur për Abdylin, Naimin dhe Samiun etj., jo mos u ngatërroni. Nuk e kam fjalën për ata...

Editorial 28 Mars 2021, 10:24

The Economist: Mosshlyerja e borxheve

ZAMBIA– Borxhi i Zambisë është një nga borxhet me rritje të shpejtë në Afrikë. Kina është një kreditor i madh. Disa histori po qarkullojnë mbi Kinën duke marrë ...

Editorial 28 Mars 2021, 09:02

Duhet të mësojmë nga SHBA

Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në SHBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nu...