Editorial

Çfarë ndodhi në çeljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri? Kontrasti mes opozitës dhe maxhorancës, heshtje dhe brohoritje

27 Mars 2021, 12:57 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi në çeljen e fushatës zgjedhore në

Pas 6 vjetësh që nga 2015, dje u shpall e nisur një fushatë normale elektorale. Ka patur 2 data të tjera zgjedhjesh, por asnjëra nuk e ka merituar emrin. Në 2017 nuk pati as fushatë as process, në 2019 nuk pati as garë as zgjedhje. Në 2021, pavarësisht akteve të dhunshme paraprake që filluan me ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor dhe kulmuan me dhunë e bandave ndaj mbështetesve të opozitës, më në fund kemi një fushatë normale. Duke patur parasysh se në Partinë Socialiste që nga 2009 nuk ka fare zgjedhje, ky është një hap i rëndësishëm demokratik.

Dita e parë e fushatës së shumëpritur ekspozoi kontrastin e madh mes maxhorancës dhe opozitës. Edi Rama që në mëngjesin e 25 marsit postoi spotin hapës të fushatës-një videomesazh ku mandatin e tretë nuk e kërkonte ai vetë, por aktori i madh Robert Ndrenika në emër të tij. Një videomesazh ku shmangej Edi Rama-kandidati për Kryeministër, ku flitej për një teatër të bukur aty ku prej pothuajse 1 viti ka një gërmadhë në vend të tij, kur flitej për vazhdimësinë e një tetëvjeçari bosh, vazhdimësinë asgjësë, që nga goja e Ndrenikës dukej gjithsesi e bukur.

Partia Demokratike iu përgjigj me dy video-mesazhe që mbështeteshin tek figura e Lulzim Bashës, ku premtimet i jepte vetë, me zë dhe figurë kandidati për Kryeministër dhe ku flitej për të mundshmen dhe të pamundshmen. Mesazhe të ftohta por gjithsesi me përmbajtje konkrete, aq konkret sa mund të jenë premtimet apo projektet.

Edi Rama vazhdoi me vaksinat. U kthye nga Turqia me 192 mijë vaksina kineze dhe me një marrëveshje për 1 milion të tilla. Megjithëse e paqartë nëse vijnë si dhuratë nga miku I tij Erdogan që prej kohësh po vaksinon qytetarët turq me sinofarm, apo një marrëveshje me Kinën, ardhja e tyre ishte një lajm shumë I mirë për shqiptarët dhe për fushatën që do të hapej pak orë me vonë.

Opozita u nda për vaksinat, me Sali Berishën dhe Petrit Vasilin që ngritën alarmin për vaksinat kineze “të paçertifikuara” dhe Bashën e Kryemadhin që heshtën.

Kontrasti thellohej në favor të Edi Ramës deri kur fushata u hap. Në sheshin nënë Tereza qindra makina dhe mijëra njerëz që shkelnin rregullat e distancimit fizik të përfshirë nga entuziazmi, në sheshin Skënderbej 140 kandidatë, të ulur në reshtat e vizatuar nga Rama për të krijuar disa herë shkronjë V, si shenjë e fitores.

Ndërsa Basha e vonoi mitingun, Rama u tregua preçiz me orarin, ndërsa Basha preferoi të takonte njerëz, Rama ruajti distancën, megjithëse i vaksinuar, ndërsa entuziazmi e ndërpriste kandidatin e PD për kryeministër, heshtja e lejoi Ramën të fliste për më shumë se 1 orë. Nga të cilat 30 minuta ia kushtoi mitingut të opozitës, sulmit ndaj kundërshtarit. Ashtu siç vizatoi reshtat mbi shesh, vizatoi edhe të ardhmen duke e kaluar me pak fjalë të shkuarën modeste të qeverisjes së tij, që u përmblodh me disa investime në rrethin e Vlorës.

Basha me një fjalim prej zyrtari, iu drejtua të gjitha katëgorive me ofertën e PD dhe kërkoi ndihmën e të gjithëve për rikthimin e shpresës. Nuk e përmendi fare as të shkuarën, as të tashmen, as të ardhmen e Edi Ramës, duke e mbyllur fjalimin në momentin e duhur, për t’ja lënë fjalën Ramës në sheshin tjetër.

Atje ku nuk flitej me qytetarët, por me kandidatët, në një monolog të rrethuar nga heshtja, si në një studio piktori. Vizatohej e shkruara, e tashmja dhe e ardhmja me PD dhe LSI me ngjyrat e errëta, që peneli i Edi Ramës i preferon, pastaj vizatohej puna dhe premtimet e tij me ngjyrat e shpresës, ku Edi Rama tjetër, ai i kllonuari, nuk është ën më të mirën e tij. Në pikturat e tij, kontrasti thellohej. Ai contrast që e ideoi dhe krijoi në 8 vjet, për ta përçarë me shumë se kurrë vendin, për ta ndarë në “ne” dhe “ata” njësoj si në kohët e represionit politik të diktaturës, një contrast që therrët ata që quhen “ne” të mos lëshojnë radhët, se vijnë “ata”.

Nuk kishte bilanc, as shpresë, as entuziazëm. Në reshtimin ushtarak për mandatin e tretë, Edi Rama kërkon një betejë ku Socialistët dhe Rilindasit të ribashkohen për të mundur Demokratët dhe LSI-stët. Ata që nuk janë pjesë e këtyre kampeve nuk ishin të ftuar në zgjedhje. Për Kryeministrin ato janë si larjet e hesapeve mes bandave “që hanë kokat e njëri tjetrit”. Të tjerët, nëse përfshihen, do të quhen dëme kolaterale.

Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021 partia demokratike partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Editorial 19 Mars 2021, 08:54

Po thërrmohemi ne apo politika?

“Sigurisht, jeta është një proces thyerjeje, por goditjet që i japin procesit anën dramatike,  goditjet e mëdha dhe të papritura që vijnë nga jashtë personit, a...