Bota

‘Nëse nuk na mundësohet rruga drejt OKB, NATO dhe BE, atëherë do të kërkojmë një union me Shqipërinë’, Har

1 Prill 2021, 20:28 Nga DOSJA
‘Nëse nuk na mundësohet rruga drejt OKB, NATO dhe BE,

KOSOVË– Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë.

Ai ka treguar se si do të votonte në rast të një referendumi për bashkim të të dy shteteve.

“Nuk dua të përgjigjesha tani. Nuk është koha. Jam për fuqizim të Kosovës. Por nëse vjen koha që ne nuk mund asesi të i bashkohemi familjes së kombeve, OBK-së, atëherë duhet të vijë një kohë që të bëjmë një zgjidhje. Rruga jonë shkon drejt NATO-s. Nuk kemi rrugë tjetër. Nëse nuk na mundësohet, atëherë nuk kemi cfarë të kërkojmë tjetër përpos një unioni me Shqipërinë”,- ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se nuk dëshiron një shkrirje të plotë me Shqipërinë, ndonëse ka thënë se nuk e ka menduar se si do të funksiononte kjo.

”Unioni është mënyra e organizimit e shteteve, por që ka mjaft subjektivitetit secili që bën pjesë në atë union. Nuk e kam atë die tash. Kemi shumë komuna në Kosovë. Në Shqipëri ka bashki. Nuk duhet të heqim kufijtë mes Therandës dhe Prizrenit për shembull. Nuk duhet të largohemi nga subjektiviteti. Por duhet që të punojmë për një union”,- shtoi ai.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll