Bota

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, ende nuk ka janë mbledhur nënshkrimet për të përcaktuar seancën

1 Prill 2021, 20:15 Nga DOSJA
Zgjedhja e presidentit të Kosovës, ende nuk ka janë mbledhur

KOSOVË– Ende nuk ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për seancën e zgjedhjes së presidentit të ri. Pauzën e ditës së sotme, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vendosën ta shfrytëzojnë duke shëtitur në park. Me vete, morën edhe bashkëshortët dhe fëmijët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dukeshin të reklaskuar teksa qëndronin në Gërmi. Por, kaq të relaksuar nuk duken të jenë për çështjen e presidentit.

Kjo pasi, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në afatin e fundit, kur Kryesia e Kuvendit mund të thërrasë seancën për zgjedhjen e presidentit të ri, ende nuk ka filluar mbledhja e nënshkrimeve.

Këtë e ka konfirmuar për T7, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila. Por, edhe pse nuk ka nisur mbledhja e nënshkrimeve, Kusari Lila nuk ka mohuar se seanca mund të thirret nesër.

Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë nuk ka as edhe një informacion në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve apo edhe thirrjen e seancës.

Ndërkohë, zërat se në LDK ka kundërshtime sa i përket pjesëmarrjes së kësaj partie në seancën e presidentit, i ka mohuar nënkryetari i parë i partisë, Lutfi Haziri. Ky i fundit ka thënë se LDK-ja është unike në qëndrimin e saj.

Ditën e hënë, kur edhe është afati i fundit për thirrjen e seancës, në Kosovë është festë zyrtare. Ndërkohë, ditën e premte pritet të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Në të njëjtën datë pritet të betohen edhe deputetët e rinj, që kanë zëvendësuar ministrat në Qeverinë Kurti 2.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti bedri hamza lutfi haziri mimoza kusari-lila vjosa osmani albin kurti bedri hamza lutfi haziri mimoza kusari-lila vjosa osmani

Sondazh

Poll