Bota

Shtatë aktivistë pro demokracisë dënohen në Hong Kong

1 Prill 2021, 12:08 Nga DOSJA
Shtatë aktivistë pro demokracisë dënohen në Hong Kong

HONG-KONG–  Manjati i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai, dhe gjashtë ish-ligjvënës u shpallën fajtorë për tubime të paautorizuara.

Të pandehurit – përfshirë një 82-vjeçar – u dënuan për përfshirjen e tyre në protestat masive pro demokracisë, në vitin 2019.

Të shtatit u deklaruan të pafajshëm, por tani përballen me maksimum pesë vjet burgim.

Pas protestave pro demokracisë, Pekini është duke shtuar gjithnjë e më shumë presionin mbi të drejtat dhe liritë në Hong Kong.

Këtë javë, Kina miratoi disa ndryshime në rregullat zgjedhore të Hong Kongut, të cilat lejojnë që deputetët e ardhshëm të këtij qyteti, të verifikohen së pari nga një komitet i regjimit të Pekinit.

Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të sistemit “një shtet, dy sisteme”.

Me këtë kornizë, Hong Kongu ka pasur të drejta të veçanta që nuk i ka gëzuar pjesa tjetër e Kinës komuniste, por, viteve të fundit, Pekini e ka shtrënguar kontrollin atje.

Protestat pro demokracisë në vitin 2019 janë nxitur nga një projekt-ligj që i lejonte ekstradimet nga Hong Kongu tek autoritetet në Pekin.

Ligji përfundimisht është anuluar, por protestat janë shndërruar në një lëvizje më të madhe kundër ndikimit kinez.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota denoncohen 7 aktivist ne hong kong hong kong denoncohen 7 aktivist ne hong kong hong kong

Sondazh

Poll

Bota 1 Prill 2021, 10:18

Rikthimi në punë. Google është gati?

SHBA– Pas një viti të punuarit nga shtëpia, Google vendos që të kthejë sa më shumë njerëz në zyrat e kompanisë.Firma e madhe e teknologjisë do të lejojë të puno...

Bota 1 Prill 2021, 09:18

Ismet Miftari, mjeku kosovar ndërron jetë

KOSOVË- Ismet Miftari mjeku specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës ndërron jetë sot. Lajmi bëhet i ditur nga “Oda e Mjekëve” të Kosovës. &...