Insights

Bëhuni trima, durojeni dhunën

13 Maj 2019, 10:07 Nga DOSJA
Bëhuni trima, durojeni dhunën

Debati mbi tejkalimin e dhunës nga protestuesit, është debat i konsumuar. Çdo protestë politike vendos vetë nëse do të jetë e dhunshme, apo paqësore. Partia Demokratike e ka deklaruar paraprakisht dhe e ka mbajtur fjalën që protesta do të jetë e dhunshme, dhe këtu nuk ka më nevojë për debat.

Është kohë e humbur të diskutojmë pse i vunë zjarrin derës së Kryeministrisë, ballkonit të Kuvendit, apo edhe protestuesve të tyre padashje.

Ata e kishin objektivin shumë më të madh se kaq. Kishin objektiv “të rrëzonin qeverinë me dhunë”. Prandaj nuk ja vlen të diskutojmë arsyet e dhunës. Ato janë bërë publike nga vetë aktorët. Ajo është një dhunë e vetëdijshme, e orientuar dhe e përdorur si instrument force për nevoja politike. Madje, Basha ka shkuar deri larg, duke imituar “Ku Klux Klan” ku ka kërcënuar ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, të cilit i kanë shkuar deri në rezidencën e banimit për ta bërë të ndjehet i pasigurt për jetën. Ndaj nuk kemi çfarë diskutojmë për arsyet e dhunës së motivua politikisht.

Ajo që duhet të diskutojmë është ankesa nga dhuna e policisë.

Në të gjitha rastet e ushtrimit të dhunës nga protestuesit, dhuna e policisë ka qenë propocionale, një shkallë me e ulët se dhuna e protestës. Protestuesit qëlluan me bomba molotov, ata me gaz lotsjellës. Bomba molotov të merr jetën, gazi lotsjellës maksimumi nuk të lë të këndosh Himnin e Flamurit në fund.

Protestuesit qëlluan me kapsolla të rrezikshme dhe gurë mbi policët, kurse policët rrahën vetëm një protestues, organizatorin e tyre, pas një dialogu të zgjatur mbi mos përdorimin e kundra gazit dhe distancën që duhet të mbante nga policia.

Për gazetarët që u rrahën nga demonstruesit nuk u tha asnjë fjalë, madje as nga ata organizatorët e protestës kundër rojes së Arta Markut, që ka pasur shtyrë një ditë një reporter. Opozita jonë duket se e ka legjitime të drejtën për dhunë ndaj institucioneve, shtypit, apo policisë. Tani i gjithë debati është pse policia ka rrahur një demonstrues…!

Kjo nuk është dinjitoze për opozitën në radhë të parë. Kur përgatit turmat që do ushtrosh dhunë, që do marrësh pushtetin me dhunë, që do rrëzosh Kryeministrin me dhunë, kur kërcënon personalisht policët, kur i qëllon me molotov apo kapsolla e gurë, duhet të jesh i përgatitur që do ta kthejnë dhunën. Fati e do që kjo polici është profesionale dhe e ka dhunën një shkallë më poshtë se protestuesit. Por mund  të ndodhte të ishte ministër i Brendshëm Lulzim Basha dhe sot Sahit Dollapin e kishe në varrezat e Tropojës, nën thirrjet e Sali Berishës, “Sahit, Sahit,  ti je gjallë”.

Mund të ndodhte të ishte kryeministër Sali Berisha dhe sot Presidenti dhe Kryeprokurori do shpalleshin “puçistë”, ndërsa të vrarët (nënkupto Sahitin) do shpalleshin “kokë palarë”.

Pra, Partia Demokratike nuk është se nuk ka përvojë në dhunën dhe në heronjtë e dhunës. Ajo e di kush nderohet dhe kush ndëshkohet kur ka dhunë. Ndaj është pak e çuditshme që ata ankohen për shkopinjtë e policëve, si për një fatkeqësi që nuk e prisnin.

Një betejë e tillë e paralajmëruar si luftë, natyrisht që do pak kurriz. Do pak shtyllë kurrizore, do pak nerva dhe qetësi, por mbi të gjitha do që të mbash edhe pak përgjegjësi. Për fat, janë të gjithë gjallë. Edhe Lulzim Basha është i lirë të kërkojë sërish gjak e dhunë për të hënën në mbrëmje.

Nuk i rekomandoj të tërhiqet nga dhuna, por nga ankesat për dhunën. Shpresa e tij se do vdesë patjetër dikush dhe ai nuk do jetë i vetmi ministër i Brendshëm që ka vrarë në demokraci, nuk do të realizohet.

Por që dhuna do të marrë përgjigje, për këtë duhet të jetë i përgatitur. Se mbi të gjitha burrit, nuk i ka lezet të ikë me vrap nga fronti i dhunës që përgatit dhe kërkon vetë.

Ai duhet të përballet me dhunën që kërkon dhe duhet të ketë respekt nëse i reziston. Por kjo që na detyrojnë të qajmë për qaramanët, është pak si e tepërt. Bëhuni trima, durojeni dhunën dhe pastaj së paku t’u respektojmë si të fortë.

Se për sprint në 100 metra kemi kampion, nuk ja vlen t’i zbulojmë në protesta. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione dhuna ne protesten e opozitws mero baze protesta e opozites dhuna ne protesten e opozitws mero baze protesta e opozites

Sondazh

Poll

Insights 13 Maj 2019, 08:26

Edi Rama, njeriu që luan me zjarrin dhe helmin

Historia ka treguar që plot protesta të nisura si paqësore janë përshkallëzuar në të dhunshme si pasojë e provokimeve të jashtme. Shpeshherë është policia e sup...

Insights 13 Maj 2019, 08:10

50 mijë lekëshi i tmerron shitësit shqiptarë!

“Ou, 50 mijë lekë, kaq nuk i fitoj gjithë javën”, më tha një shitës në Berat. U ndjeva keq që i dhashë aq shumë para për 2 mijë lekë mall. Po nuk kisha të tjera...

Insights 12 Maj 2019, 06:40

Për Gjermani, shofer!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9-të do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. H...

Insights 12 Maj 2019, 06:00

Dështon FMN, Banka Botërore dhe Qeveria

Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 ...

Insights 10 Maj 2019, 08:01

Gabimi mjekësor dhe burgu

Po e nis nga fillimi duke u ndaluar te përcaktimi i Mjekësisë si shkencë gjysëm ekzakte, ndoshta për shkak se njohuritë tona vazhdojnë të thellohen në skutat ku...

Insights 9 Maj 2019, 18:13

Doktori, qershitë, gangsteri i HEC-it dhe shteti

Yllson është një nga doktorët më të mirë ortoped në vend. I dashuruar pas vendit të vet. Ka pasur mundësi të shkëlqyera për tu bërë një kirurg kudo në një vend ...