Insights

50 mijë lekëshi i tmerron shitësit shqiptarë!

13 Maj 2019, 08:10 Nga DOSJA
50 mijë lekëshi i tmerron shitësit shqiptarë!

“Ou, 50 mijë lekë, kaq nuk i fitoj gjithë javën”, më tha një shitës në Berat. U ndjeva keq që i dhashë aq shumë para për 2 mijë lekë mall. Po nuk kisha të tjera.

E ke parasysh, ishte ajo pesëdhjetë mijëshja e fundit që nuk ta thyen askush dhe zgjat për disa ditë. U sajuam, u përshëndetëm dhe vijuam jetët tona.

Skënderbeu i thonë 50 mijëshes. “Kam vite pa e parë heroin”, thonë disa me ironi. Jo pak familje shqiptare janë të detyruara të kalojnë së paku një javë me 50 mijë lekë.

Flas gjithmonë me të vjetra. Me të reja flasin vetëm qeveritë kur bëhet fjalë për borxhin. Por kur vjen puna te rritjet e pensioneve, ata bëhen si ne populli i thjeshtë, na sqarojnë me të vjetra.

Por para se të mos thyhej në Berat, kjo pesëdhjetë mijëshe kaloi një tjetër sprovë. Në një pastiçeri modeste të Tiranës, para se të blija e pyeta shitësen nëse kishte të më thyente. “Jo nuk bëhet, fjalë”, më preu me buzëqeshje.

Duke ecur rrugës mendoja. Thonë se pas vendosjes së kufirit minimal të pagave disa fabrika këpucësh i detyrojnë punonjëset që një pesëdhjetë mijëshe t’ua kthejnë mbrapsht. Zoti më faltë n’e paça gabim, por kështu thonë.

Shitësit e dyqaneve të vogla i kanë tmerr pesëdhjetë mijëshet. Taksat e larta dhe sipërmarrjet e mëdha i kanë gjunjëzuar. Por jo më pak edhe përtacia jonë.

Ne, tashmë të mësuar me raftet magjike të supermaketeve që ta vlerësojnë edhe një lekëshin, i bëjmë më të pashpresë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog 50 mije lekeshi alma nikolli shitesit shqiptare 50 mije lekeshi alma nikolli shitesit shqiptare

Sondazh

Poll

Insights 12 Maj 2019, 06:40

Për Gjermani, shofer!

U çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin e qytetit verior se qysh në orën 9-të do nisnin festimet e 50-vjetorit të krijimit të spitalit rajonal. H...

Insights 12 Maj 2019, 06:00

Dështon FMN, Banka Botërore dhe Qeveria

Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 ...

Insights 10 Maj 2019, 08:01

Gabimi mjekësor dhe burgu

Po e nis nga fillimi duke u ndaluar te përcaktimi i Mjekësisë si shkencë gjysëm ekzakte, ndoshta për shkak se njohuritë tona vazhdojnë të thellohen në skutat ku...

Insights 9 Maj 2019, 18:13

Doktori, qershitë, gangsteri i HEC-it dhe shteti

Yllson është një nga doktorët më të mirë ortoped në vend. I dashuruar pas vendit të vet. Ka pasur mundësi të shkëlqyera për tu bërë një kirurg kudo në një vend ...