Aktualitet

Mister fati i shefit të Sigurisë tek ‘Casa Italia’, zjarri shuhet por ende asnjë sinjal për trupin e 33-vjeçarit, famil

25 Mars 2021, 07:13 Nga DOSJA
Mister fati i shefit të Sigurisë tek ‘Casa Italia’, zjarri

TIRANË– Asnjë shenjë jete që prej 29 orësh! Shefi i sigurisë së një magazinë të qendrës tregtare “Casa Italia”, Arjan Sala ende nuk është bërë i gjallë që prej pasdites së djeshme, ku u fut brenda godinës për të shuar flakët me një bombulë. Ditën e sotme, në ndihmë të zjarrëfikëses u vu edhe Ushtria, por për fat të keq deri më tani nuk ka asnjë shenjë për 33-vjeçari. Dosja.al raportoi se dje pasdite, rreth orës 15:30, në magazinë po shkarkohen furnizimet e reja, teksa papritur punonjësit kanë njoftuar me radio se kishte rënë zjarr.

Sinjali i dhënë nga brenda, alarmoi Salën dhe kolegun e tij. 33-vjeçari u fut brenda për të shuar flakët me bombulën e parë që gjeti, ndërsa kolegu i tij, ende i paidentifikuar vrapoi në kërkim të një tjetre. Kjo ishte hera e fundit që Sala u pa në vendin e punës. Kur kanë kaluar më shumë se 18 orë nga zhdukja e tij dhe zjarri ende nuk është shuar, zjarrfikësit raportojnë se deri më tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të të riut edhe pse kanë kontrolluar pjesën më të madhe të magazinës nëntokësore.

Ndryshe pretendojnë familjarët e tij, që akuzojnë efektivët e forcave zjarrfikëse se nuk janë futur dot në godinë për shkak të mungesës së pajisjeve. Në pronocimet e tyre për mediat, xhaxhai dhe kushëriri i tij janë shprehur se nuk është ndërhyrë në kohë, dhe se çdo minutë që kalon pa ndërhyrë brenda magazinës është kohë e humbur për 33-vjeçarin. Duke shprehur kështu edhe besimin se i riu mund të jetë ende gjallë. Në përgjigje të tyre, shefi i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj u shpreh se nuk fliste dot me siguri se kur mund të shuheshin flakët. Kjo për shkak se brenda magazinës ka materiale plastike që duan kohë të shuhen.

Nga ana tjetër Policia ka heshtur lidhur me zhdukjen e të riut brenda ambienteve ku punonte, gjë që është kundërshtuar nga familjarët. Pasi kanë marrë vesh lajmin, ata kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në pritje të lajmeve nga kërkimet për trupin e të afërmit të tyre. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. 

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane tirane arjan sala digjet magazina ne tirane tirane

Sondazh

Poll