Politike

“Me thanë nuk ta jep ligji”/ Historia tronditëse e personit me aftësi të kufizuar në Tiranë. Qeveria e përjashtoi nga

20 Mars 2021, 10:46 Nga DOSJA
“Me thanë nuk ta jep ligji”/ Historia tronditëse e

TIRANË– Flamur Zaçe është një person me aftësi të kufizuar, me një këmbë të prerë dhe tjetrën gati të gangrenizuar, por që nuk merr asnjë kemp. 

“Me thanë nuk ta jep ligji”- i ka thënë, Zaçe, Albana Vokshit, e cila shkoi ta vizitojë ditën e sotme. 

Zaçe, është një nga rastet që të lë pa shumë fjalë për shkak të keqtrajtimit shtetëror. Qeveria jo vetëm e ka përjashtuar nga kempi, por i ka prerë edhe dritat dhe ujin, duke e futur në listën e debitorëve.


“Nuk kam me çfarë të paguaj, edhe ilaçet m’i falin, shpesh herë i pi pa ushqime. Nuk kam asgjë, më ndihmojnë miq e komshij”– thotë ai.  Ai është një votues i rregullt i PS, por thotë se këtë herë zgjedh PD.

“Me karrocë do të shkoj të votoj, zvarrë, le të rrëzohem, do të më ngrejnë, zvarrë do të shkoj e do të votoj”- u shpreh Flamur Zaçe, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti, por askush nuk e ka në listat e dëmshpërblimit.

“I kanë mbushur listat me militantët e PS dhe u shpërndajmë parà para zgjedhjeve bashkë me Ministren e Shëndetësisë, e cila në vend t’i sigurojë Flamurit dhe qytetarëve shërbim shëndetësor, i ka kthyer zyrat e Ministrisë në zyra të PS”– theksoi Albana Vokshi, e prekur dhe e revoltuar nga braktisja totale e Flamur Zaçes në mes të Tiranës.

 Vokshi garantoi Zaçen dhe të gjithë si ai se pas 25 Prillit do të kenë një qeveri që kujdeset për ta nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albana vokshi flamur zaçe albana vokshi flamur zaçe

Sondazh

Poll

Politike 20 Mars 2021, 06:17

Hipokrizia e fushatës negative të Edi Ramës

TIRANË –  Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifi...