Luljeta Bozo ndërron mendim: Enver Hoxha ishte diktator, e dënoj me forcë diktaturën komuniste (SQARIMI)
20 Mars 2021, 10:22Nga DOSJA
TIRANË- Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në Tiranë, Luljeta Bozo, njëherazi edhe inxhiniere ndërtimi ka bërë hapa pas pas deklaratave të saj se sistemi komunist nëse do të vlerësohej siç duhet, ka patur më shumë të mira se të këqija.Në një intervistë të fundit në “Java News”, Bozo shpreh një tjetër mendim për kohën e diktaturës. Bozo thotë se diktaturën komuniste e dënon me forcë dhe se Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Sipas saj, kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature.
“Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj në këtë moshë me askënd! Për më tepër nuk kam ndërmend të merrem me ata që merren me shtrembërimin e fjalëve te mia, për qëllime të rëndomta politike. Diktaturën komuniste e dënoj me forcë dhe Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Por refuzimi i çdo relativizimi të krimeve të diktaturës, nuk më pengon dot të vlerësoj me respekt shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri. Pafuqia për të mos e parë atë kohë vetëm bardhezi është sindromë e sërvilëve apo spiunëve të atëhershëm, që janë “xhelatët” e mendimit ndryshe të këtyre 30 vjeteve. Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje per ta.”-tha Bozo.
Disa ditë më parë, në fakt ishte vetë inxhinierja Bozo që deklaroi në “Dekalog” me Roland Qafokun se periudha e regjimit 45-vjeçar komunist kishte pasur më shumë të mira, sesa efekte negative në vend.
(F.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ndërsa po afrohemi drejt zgjedhjeve të 25 prillit, kryedemokrati Basha vazhdon të rendisë dështimet e qeverisë Rama në 8 vite qeverisje.Në nj...
TIRANË– Urbanisti Ardian Muka, mbërmjen e djeshme i është drejtuar, deputeti socialist Ervin Bushati, mbi procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësi...
TIRANË– Ish-deputeti i LSI-së, aktualisht i pari në listën e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, i cili më parë, ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, ka thënë se ak...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, mbrëmjen e djeshme ka folur për vonesat e rindërtimit të shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti tr...
TIRANË – Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike duket se Kryeministri Rama e ka të vështirë t’u shesë shqiptarëve arritjet e qeverisë së tij si justifi...
TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka shpjeguar foton e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte klonuar veten. I ftuar n...
TIRANË– Zv/ministrja e Shëndetësisë, njëkohësisht edhe shefja e epidemiologjisë në Instutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka shprehur vullnetin e saj p...