Politike

“Merrni paratë, por votoni LSI-në”/ Vangjel Tavo: Kam fakte se vota po blihet me 500 euro, qytetarëve u merret karta e ID

19 Mars 2021, 21:39 Nga DOSJA
“Merrni paratë, por votoni LSI-në”/ Vangjel Tavo: Kam

TIRANË– Ish-deputeti i LSI-së, aktualisht i pari në listën e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka thënë se vota familjare ka shkuar në 500 euro, dhe sipas tij me këtë shumë u merret karta ID atyre personave që dihet se do të votojnë kundër maxhorancës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”,u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i marrin lekët, por që mos të votojnë për ata që ua kanë dhënë po për LSI-në.  

“Është rritur pazari Çani, është rritur rroga. Ka shkuar në 500 euro sepse po hidhen në treg lekët e hashashit. Janë lekë të vjedhura, dhe unë i them qytetarëve që t’i marrin lekët dhe të mos i votojnë, të votojnë LSI. Unë kam fakte edhe që qytetarëve po u merren karta e ID për 500 euro në mënyrë që të mos votojnë maxhorancën”, tha Tavo.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike vangjel tavo vangjel tavo

Sondazh

Poll