Politike

Incidentet në Elbasan! Balla tregon ‘porosinë’ që ka shpërndarë për socialistët: Dita e Verës është dasmë

19 Mars 2021, 20:55 Nga DOSJA
Incidentet në Elbasan! Balla tregon ‘porosinë’ që ka

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar incidentet e ndodhura në Elbasan javën që lamë pas. I ftuar në emisionin “Spotlight”, Balla tha se pjesë e grupit që demokratët akuzuan se ishte me të shkuar kriminale, ishte dhe Pjerin Xhuvani.

Në fjalën e tij, Balla tha se ai ishte emëruar prej kryedemokratit Lulzim Basha në një prej drejtorive më të rëndësishme në Elbasan.

Dita e Verës është dasmë. Ftohet e gjithë Shqipëria. Nuk e di që në dasmë shqiptarët shkojnë me flamuj. Mua më vjen keq për Boçin që në fillim e hoqi, pastaj e futi. Porosia ime është që asnjë përfaqësues të mos bjerë e asnjë incidenti. Në asnjë prej incidenteve nuk është përfshirë asnjë incident i PS. PD akuzoi zotin Pjerin Xhuvanin, unë e di që ka qenë themelues i LSI në Elbasan. Kur është kundër Bashës është kriminel, por Basha e ka emëruar drejtor të një prej Drejtorive më të rëndësishme në Elbasan,. PD ta gjejë gabimin tek vetja. Elbasanin e kanë asociuar gjithmonë me krimin,”-tha Balla.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 19 Mars 2021, 18:16

ELBASAN- Kandidati i Partisë Demokratike në zonën e Elbasanit, Luçiano Boçi ka folur ditën e sotme për Fax News, duke treguar të vërtetën sipas ti...