Art&Argëtim

Aktori i humorit kandidon për kryetar bashkie, Ardit Gjebrea i shpreh mbështetjen publikisht

11 Maj 2019, 12:37 Nga DOSJA
Aktori i humorit kandidon për kryetar bashkie, Ardit Gjebrea i shpreh

Aktori i “BE Coffee” dhe drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai, ditën e sotme zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Kolonjë. Zgjedhjet do të mbahen më datën 30 qershor, ndërkohë mbështetjet për aktorin e njohur nuk kanë munguar as nga kolegët e tij të skenës.

Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea ka qenë një ndër të parët që ka shprehur mbështetjen publikisht për Erion Isain në kandidaturën e tij përmes një postimi në Instastories: “Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si president të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur.”-shkruan ai në postimin e tij.

Ndërkohë, aktori i humorit e ka vlerësuar gjestin mirënjohës nga ana e Arditit dhe e ka ripublikuar këtë urim duke i shkruar: “Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea ajo është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik!”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea erion isai zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 ardit gjebrea erion isai zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll