Art&Argëtim

Të dashur në gjimnaz? Pas Ajola Xoxës, Kastro Zizo thyen heshtjen për lidhjen e tyre në gjimnaz: E qeshura dhe e qara janë

17 Mars 2021, 17:16 Nga DOSJA
Të dashur në gjimnaz? Pas Ajola Xoxës, Kastro Zizo thyen heshtjen

TIRANE– Postimi i Kryebashkiuakut të Tiranës, Erion Veliaj , i cili reklamoi si trofe të rekrutimeve në krahë të tij, kantautorin Kastro Zizo alias Klevis Begën, solli në vëmendje sërish thashethemet që qarkullonin prej kohësh se Zizo ka pasur një raport të ngushtë me gruan e Veliajt, Ajola Xoxa, kur ishin adoleshent. 

Thasheshemet kanë nisur pikërisht në rrjetet sociale të kësaj të fundit, pasi ka postuar vidioklipin e këngës së Alban Skënderajt, e cila është konceptuar dhe drejtuar nga vetë ajo.

Një nga fansat e ka thumbuar se nëse do të bëjë videoklipin e Kastro Zizos, meqë e ka pasur të dashur në gjimnaz, ndërkohë, Xoxa, ka zgjedhur që të thyejë heshtjen dhe t’u jap fund thashethemeve.

Ajo ka thënë se mes saj dhe Zizos, nuk ka pasur asnjëherë një lidhje dashurie, duke shtuar se me të nuk ka dalë ndonjëherë. 

Vidioklip shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do bësh ndonjë videokpi? Meqë thonë se e ke pasur të dashur. 

“Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetëm qe nuk e kam patur KURRË  të dashur, por as që nuk kam dalë ndonjëherë me të, e as qe nuk e kemi pëlqyer ndonjëhere njëri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qenë ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por në klasa paralele, pra të ndryshme. Të vetmet gjëra qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika (kur isha në gjimnaz këndoja edhe unë, ndërkohë Kastro me mikun e tij të ngushtë Renin patën formuar grupin « 2Farm », që u bë shumë i famshëm në atë kohë, dhe më patën kërkuar të këndoj një kënge me ta. Kënga u regjistrua në studio, por unë nuk dola kurrë në skenë me ta, sepse më pas u largova për studime jashtë Shqipërisë). Kështu që edhe pse kemi 20 vite që njihemi, thjesht e përshendesim njëri tjetrin me respekt, kaq”, shkruan Ajola Xoxa.

Por këtë e ka përforcuar edhe vetë Zizo, ku një një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka thënë se mes tyre nuk ka pasur asgjë.

Ndër të tjera, Kastro Zizo shkruan: Lexova diku qe “Kastrua” ka ngel pa pune dhe vajti takoi Lalin dhe ky i fundit si “ishin” e gruas e ndihmoi! Po sa qesharak dhe Plithare qe jeni ?, po nuk di as te qesh sepse eshte si ndjesi dhe koncept i ri njerezor ku e qeshura dhe e qara jane bashke por ne nje pellg te madh llumi injorant. Po skeni faj se shani “komunistet” dhe ne bufe keni ende veprat e Xhaxhit por te stiluara nje flet palose 1 lere ashtu…shihni 1 femer dhe 1 mashkull ne nje foto dhe 1+1=7 me aritmetiken tuaj arrini ne perfundimet tuaja. Jam nga ai brez qe ka rritur shume breza dhe jam krenar per kete, jam krenar qe gjimnazin e kam bere ne “Petronin” dhe ato vite kane qene brilante ne nxjerien e njerezve me vlera te larta artistike, politike, morale..brezi i Ajoles, Arbanes,  Erises, Alketes, Redit, Ëestsajdeve ( ËSF) , Produktave ( PRODUKT 28 )  e pa fund te tjereve qe i kerkoj ndjese qe spo i shkruaj. Te gjithe kemi familjet tona sot dhe te gjithe kemi luftuar shume per ate qe kemi. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ajola xoxa erjon veliaj kastro zizo ajola xoxa erjon veliaj kastro zizo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Mars 2021, 15:30

ANALIZA: Pse jemi kapluar që të gjithë nga nostalgjia

“Nostalgjia është delikate por e fuqishme”, thotë Don Drejpër në një nga skenat më mbresëlënëse të serisë së paharrueshme të “Mad men”. Dhe shton:”Ajo është një...

Art&Argëtim 17 Mars 2021, 11:54

TIRANË–Këngëtari shkodran, Bujar Qamili i cili kohë më parë u infektua me Covid ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka kaluar. Në një lidhje me ‘Skype’ nga It...