Art&Argëtim

“Nuk janë parë më me njëri-tjetrin”/ Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj janë drejt ndarjes

13 Mars 2021, 19:12 Nga DOSJA
“Nuk janë parë më me njëri-tjetrin”/ Jennifer

SHBA-Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po shkojnë drejt ndarjes. Sipas CNN, një burim ka thënë se duket se ata nuk do të kthehen më bashkë dhe ka shtuar se Rodriguez nuk është parë më afër saj.

“Nuk duket sikur ata do të kthehen së bashku. Rodriguez nuk është shoqëruar me Lopez javën e fundit, ai zakonisht është pranë saj,”-ka thënë ai.

Ata janë parë së bashku muajin e kaluar në Republikën Dominikane, ku Lopez aktualisht është duke xhiruar një film. Ndërkohë, të premten e kaluar Rodriguez postoi një foto në një varkë ku shkruante: “Mos u shqetëso për mua, jam vetëm duke marrë një varkë me vela. Cilat janë planet tuaja për fundjavën?”

Ndërsa, të enjten Lopez postoi një video montazh të saj duke qeshur.

“Gjeni një arsye të mirë për të qeshur sot,”-ka shkuar ajo. 

Detajet për ndarjen e papritur janë ende të paqarta.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alex rodriguez jennifer lopez alex rodriguez jennifer lopez

Sondazh

Poll