Art&Argëtim

Kim apo Kanye? Kush do ta mbajë rezidencën 60 milion dollarëshe në “Hidden Hills” pas divorcit?

5 Mars 2021, 13:02 Nga DOSJA
Kim apo Kanye? Kush do ta mbajë rezidencën 60 milion dollarëshe

SHBA– Pas divorcit të bujshëm mes Kim Kardashian dhe Kanye West, tashmë po realizohet një parapërgatitje sa i takon ndarjes së parave, pronave apo sendeve me vlerë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord të ndodhë diçka e tillë dhe madje asnjëri prej tyre nuk po e konteston marrëveshjen.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për mediat e huaja se ish-çifti ndodhet në fazat e arritjes së një dakordësie për zgjidhjen e çështjes në fjalë.

Sipas Forbes, Kim vlerësohet të ketë 900 milionë dollarë pasuri, prej bizneseve të saj. Nga ana tjetër, reperi i gëzohet një vlere neto që kap shofrën 1.2 miliardë dollarë. Pak para dasmës së tyre në vitin 2014, dyshja punësoi avokatë për të përgatitur një dokument paraprak në rast divorci. Themeluesja e Skims do të merrte 1 milion dollarë për çdo vit që kishte qëndruar e martuar, në rast ndarjeje.

Mediat e huaja raportojnë se me dakordësinë e Kanye-s, Kim do të mbajë rezidencën 60 milion dollarëshe në “Hidden Hills”. Kjo pasi katër fëmijët janë mësuar të jetojnë aty dhe do ta kenë të vështirë të lëvizin diku tjetër.

Kim dhe Kanye u martuan në 24 maj të vitit 2014, pas një romance që nisi në prill të vitit 2012.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2021, 16:24

ITALI- Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka triumfuar në natën e dytë të festivalit të muzikës Sanremo me këngën e tij “Un milione di cose da dirti“.K...