Art&Argëtim

Adele zyrtarisht ‘single’, finalizohet divorci nga ish-bashkëshorti dy vite pas ndarjes së tyre

5 Mars 2021, 13:01 Nga DOSJA
Adele zyrtarisht ‘single’, finalizohet divorci nga

BRITANI– Këngëtarja me famë botërore Adele dhe ish-bashkëshorti, Simon Konecki finalizuan divorcin e tyre gati dy vjet pasi ata njoftuan vendimin e tyre për t’u ndarë.

Një gjykatës nënshkroi marrëveshjen të enjten, më 4 mars, që do të thotë se këngëtarja 32 vjeçare dhe Konecki, 46 vjeçar, janë divorcuar zyrtarisht.

Sipas US Weekly, Adele dhe ish burri i saj paraqitën një kërkesë gjykimi muajin e kaluar, por që nuk ishte nënshkruar nga gjykatësi deri më tani.

Në paketën e paraqitur nga fituesja e Çmimit Grammy, dyshja vendosi të përcaktojë të drejtat mbi pronën e përbashkët dhe borxhet përmes ndërmjetësimit. Adele dhe ish-i i saj përfaqësuan veten e tyre në këtë çështje.

Pak detaje janë shfaqur në lidhje me ndarjen e Adele dhe ish-burrit të saj. Dyshja nënshkruan një marrëveshje konfidencialiteti në Mars 2020 në lidhje me ndarjen e tyre.

Kujtojmë se Adele filloi të takohej me Simon në 2011-ën dhe në tetor të vitit 2012, ata u bënë prindër për herë të parë. Ata u martuan në fshehtësi në vitin 2016.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adele divorcohet nga konecki adele divorcohet nga konecki

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2021, 16:24

ITALI- Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka triumfuar në natën e dytë të festivalit të muzikës Sanremo me këngën e tij “Un milione di cose da dirti“.K...