Kamatëvonesat, shqiptarët paguan 900 milionë lekë më shumë tek faturat e energjisë
Në vitin 2020 të paktën 900 milionë lekë (rreth 7.2 milionë euro) janë arkëtuar si kamatëvonesa në faturat e energjisë.Kjo është shuma që është paguar ekstra ng...
Janë rreth 300 Kontabilistë të Miratuar Persona Fizikë dhe 30 Shoqëri të Kontabilitetit të cilët kanë plotësuar kërkesat e kuadrit ligjor dhe akteve nënligjore për ushtrimin e veprimtarisë së tyre, pas një kontrolli të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), një institucion rregullator i pavarur që mbikëqyr aktivitetin e audituesve ligjorë dhe kontabilistëve të miratuar.
Regjistri i konsoliduar i Kontabilistëve të Miratuar Persona Fizikë dhe shoqërive të kontabilitetit është i publikuar në link: http://www.bmp.al/regjistri-i-konsoliduar/.
Kontabilist i miratuar është personi fizik, profesionist i lirë, i regjistruar në regjistrin e njërës prej organizatave profesionale të kontabilistëve të miratuar të njohur nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, që kontraktohet nga personi juridik, për të kryer shërbime të kontabilitetit. Ai mund të kryejë edhe shërbime të tjera, të cilat nuk bien në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
Sipas deklarimeve nga Bordi, në funksion të procesit të formalizimit, Qendra Kombëtare e Biznesit nuk duhet të lejojë regjistrimin si Person Fizik për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit të individëve që nuk mbajnë titullin Kontabël i Miratuar.
Në të njëjtën linjë, nënshkrimi dhe deklarimi i Pasqyrave Financiare në QKB duhet të bëhet vetëm nga Kontabilistët e Miratuar, të cilët i janë nënshtruar procesit të verifikimit dhe kanë përmbushur kriteret ligjore përkatëse.
Bordi sqaron se në mbështetje të dispozitave të ligjit 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” edhe shërbimi i hartimit të pasqyrave financiare përveç rasteve kur personi fizik apo juridik ka një person të punësuar, ofrohet nga personi fizik i licencuar si kontabilist i miratuar apo auditues ligjor, si dhe personi juridik i organizuar si shoqëri auditimi apo shoqëri kontabiliteti, që ofron shërbimin e kontabilitetit, sipas kontratës së punës apo kontratës së shërbimit që ka me njësinë ekonomike dhe mban përgjegjësinë për hartimin e pasqyrave financiare.
Komisioni i Posaçëm për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen e Qeverisjes së Organizatave dhe Anëtarësisë së tyre, i ngritur pranë BMP në muajin shtator 2020, njofton se aktualisht po vijon procesin e verifikimit të veprimtarisë së Kontabilistëve të miratuar (KM) si dhe po realizon monitorimin e zbatimit dhe pajtueshmërisë ligjore të kuadrit rregullator. Krahas listës së publikuar në faqe, Bordi bën të ditur se së fundi edhe rreth 15 persona fizikë të tjerë e kanë kaluar procesin e kontrollit.
Shërbimet e kontabilitetit janë shërbimet e mbajtjes dhe përgatitjes së librave kontabël, fiskalë dhe të pagave, të kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit kontabël, vlerësimet dhe analizat e kostos dhe kontabilitetit të drejtimit, vlerësimit dhe zbatimit të procedurave kontabël të përgatitjes së pasqyrave financiare, analiza financiare dhe këshillime përkatëse, si dhe shërbime të tjera të ngjashme. Në mbështetje të dispozitave të ligjit 10091/2009 të gjitha shërbimet e kontabilitetit mund të kryhen vetëm nga kontabilistët e miratuar dhe audituesit ligjor me kushtin që mos të kënë konflikt interesi dhe shërbimet e tyre të jenë në pajtueshmëri më kërkesat e kodit të etikës së Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC).
Përveç regjistrit të kontabilistëve është publik dhe regjistri i audituesve ligjorë, audituesve ligjorë të huaj dhe shoqërive të auditimit, vendase e të huaja, të cilat autorizohen të angazhohen në auditimin ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe të konsoliduara të entiteteve, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë.
Organizata profesionale e audituesve ligjorë (IEKA) është struktura përgjegjëse që siguron mbajtjen dhe përditësimin e regjistrit publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese si dhe identifikimin e audituesit ligjor dhe të shoqërisë audituese në regjistrin publik, me një numër individual. Ky regjistër mund të aksesohet në adresën elektronike (http://regjistriekr.ieka.al/index/auditors).
Gjithashtu disa shërbime të tjera që ofrohen nga audituesit ligjor krahas shërbimit të auditimit ligjor, mund të kryejë edhe shërbimet e kontabilitetit, shërbimet e rishikimit e të dhënies së sigurisë ose shërbime të tjera, sipas përcaktimeve të bëra për to në standardet dhe deklaratat e IAASB-së, kur ato janë në pajtim me natyrën e profesionit dhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Në të gjitha këto raste duhet të zbatohen dispozitat e këtij ligji për ruajtjen e pavarësisë dhe shmangien e konfliktit të interesit, bën të ditur Bordi.
Bordi i bëri këto sqarime pas paqartësive që kanë pasur subjektet e ndryshme lidhur me kontaktimin e shërbimeve të kontabilistëve të miratuar dhe audituesve ligjorë.
Marre nga Monitor
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në vitin 2020 të paktën 900 milionë lekë (rreth 7.2 milionë euro) janë arkëtuar si kamatëvonesa në faturat e energjisë.Kjo është shuma që është paguar ekstra ng...
Rreth një vit më parë, Italia, e më pas Europa, përfshirë Shqipërinë, nxituan të vendosnin karantina të ashpra përballë rrezikut të një pandemie, që në atë kohë...
TIRANË– Portali unik qeveritar e-Albania ofron sot për qytetarët shqiptarë 1207 shërbime publike online ose në total 95 % e të të gjitha shërbimeve q...
TIRANË– Ekspertët e shëndetit publik ngrejnë alarmin se antibiotikët po përdoren pa kriter për trajtimin e COVID-19, duke bërë jo vetëm që infeksioni të tr...
TIRANË– Ekonomia e vendit shfaqi dobësi edhe në këtë fillim viti. Këto zhvillime u reflektuan në ritmet e dobëta të grumbullimit të te ardhurave buxhetore....
Qeveria shqiptare ka kërkuar që projekti për modernizimin e asistencës sociale që po mbështetet nga Banka Botërore të zgjatet me një afat 18 mujor dhe të mbylle...
Banka e Shqipërisë ka parashikuar disa ndryshime në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, që parashikojnë mundësinë ...
Borxhi i jashtëm i vendit shënoi rritjen më të fortë vjetore të tre dekadave të fundit si rrjedhojë e plotësimit të nevojave për financime që shkaktoi tërmeti i...
TIRANË– Arsimi i lartë është një investim i mirë. Të ardhurat nga puna pas studimeve janë shumë më të larta se ato të personave me nivel më të ulët a...
GJIROKASTËR– Në fshatin Menkulas aty ku lindi dhe jetoi Dritëro Agolli sot nuk ka asnjë gjurmë të tij. E vetmja ndërtesë që u projektua për të qenë shtëpi-...