Bota

Kosovë/ Vijon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, deri më tani kryeson LVV-ja

1 Mars 2021, 09:42 Nga DOSJA
Kosovë/ Vijon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit  të votava me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Sipas Gazeta Express, deri më tani janë rreth  31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u përkasin komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ndërkohë, nga rezultatet, deri me tani mësohet se kryeson Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa, pas përfundimit të numrit të këtyre votave, do të numërohen fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë Kosovës.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll