Bota

Republikanët nuk do e votojnë Donald Trump si president për zgjedhjet në vitin 2024, senatori i Luzianës: Unë nuk mendoj s

1 Mars 2021, 09:17 Nga DOSJA
Republikanët nuk do e votojnë Donald Trump si president për

SHBA-Bill Cassidy, senatori republikan i Luiziana, ka deklaruar se Donald Trump nuk do të jetë nominuari i partisë për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Sipas TheGuardian, Cassidy u pyet në emisionin State of the Union të CNN nëse ai do ta mbështeste Donald Trump, nëse ish-presidenti kandidon për një mandat tjetër në 2024, ose nëse ai do ta mbështeste atë nëse ai kandidonte dhe fitonte nominimin Republikan për të sfiduar Joe Biden. Sipas tij kjo nuk do të ndodh, anëtarët nuk do ta votojnë Trumpin sërish.

“Kjo është një teorike që nuk mendoj se do të ndodhë. Unë nuk mendoj se ai do të jetë i nominuari ynë.  Nëse ne idolizojmë një person, ne do të humbasim. Fushatat politike kanë të bëjnë me fitoren,”-ka thënë ai.

Në zgjedhjet e vitit 2020, Trump dhe partia e tij humbën kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Trump u shkarkua për herë të dytë historik, për nxitjen e kryengritjes vdekjeprurëse të 6 Janarit në Kapitolin e SHBA. Cassidy ishte një nga shtatë senatorët republikanë që votuan për të dënuar Trump në gjyqin e tij të fajësimit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill cassidy donald trump bill cassidy donald trump

Sondazh

Poll