Bota

Mbi 20 milion njerëz në Britaninë e Madhe marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID

28 Shkurt 2021, 07:34 Nga DOSJA
Mbi 20 milion njerëz në Britaninë e Madhe marrin dozën e

BRITANI– Më shumë se 20 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën një dozë të parë të vaksinës së koronavirusit.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se nga 20.5 milion doza të dhëna në MB deri më 26 Shkurt, 19.6 milion ishin dozat e para, shkruan The Guardian.

Rreth 770,000 nga dozat e dhëna ishin të dyta, një rritje prej gati 33,000 në shifrat e lëshuara një ditë më parë.

Kjo do të thotë se pak më shumë se 1.1% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar plotësisht me dy doza.

Një total prej 17.25 milion vaksinash Covid-19 u ishin në Angli midis 8 dhjetorit dhe 26 shkurt, sipas të dhënave të përkohshme të NHS Angl.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne britani vaksinimi ne britani

Sondazh

Poll