Art&Argëtim

DOKUMENTET/ Kim Kardashian dhe Kanye West nisin procedurat për divorc! Ylli i serialit kërkon kujdestari të përbashkët, pas

28 Shkurt 2021, 08:14 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ Kim Kardashian dhe Kanye West nisin procedurat për divorc! Ylli

SHBA– Dokumentet e mëposhtme vërtetojnë se Kim Kardashian dhe Kanye West janë në proces divorci! Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga ‘The Sun’, Kim shkruan se janë “dallime të papajtueshme” si arsyen pse po i jepte fund martesës me reperin.

Kim, po kërkon kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago, dhe Psalm.

Dokumentet e divorcit gjithashtu zbuluan se themeluesja e SKIMS ka kërkuar që të ndërpritet aftësia për të dhënë mbështetje bashkëshortore nga vetë ajo ose Kanye.

Burime të afërta me familjen thanë se Kanye është “dakord” me marrëveshjen e përbashkët për kujdestarinë pasi çifti është “i përkushtuar për bashkë-prindërim së bashku”.

Sipas personit të brendshëm, një parapërgatitje është rregulluar tashmë për të trajtuar pasurinë masive të çiftit prej 2 miliardë dollarësh dhe asnjëra palë nuk po konteston marrëveshjen. Çifti është në fazat e arritjes së një marrëveshje për zgjidhjen e pronës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll