Bota

Vaksina kineze pritet të fillojë në mars provat klinike në Belgjikë

27 Shkurt 2021, 21:03 Nga DOSJA
Vaksina kineze pritet të fillojë në mars provat klinike në

BELGJIKË-Qendra Kërkimore Anima në Alken, në provincën e Limburg në Belgjikë, po  planifikon të testojë 400 njerëz me vaksinën kineze anti-Covid.

Sipas CNN, Clover Biopharmaceuticals është e para kompani farmaceutike nga Kina që ka aplikuar për testim të vaksinës në Belgjikë. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka plane për t’i dhënë një vaksinë kineze popullatës së gjerë, pasi Evropa nuk e ka miratuar ende për përdorim emergjent.

Kompania po pret një vendim pozitiv për miratimin përfundimtar nga Komiteti Etik i Zyrës Federale për Barnat dhe Produktet Shëndetësore, më pas planet për fillimin e provave klinike janë në gjysmën e dytë të Marsit.

Që prej fillimit të pandemisë në Belgjikë janë shënuar 766,654 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 22,034 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 114 milion raste të reja dhe gati 2.5 milion të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota belgjik belgjik

Sondazh

Poll