“Përfundimisht nuk ngopen!”/ Pano Sako: Kontrata për hidrokarburët, 3 kompani do të fitojnë 100 mln euro për 10 vitet
TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, në një postim që ka bërë në rrjetete sociale shkruan se me anë të VKM-së që është nxjerrë në dhjetor të vitit 2020, është prodhuar një koncesion i ri, ku tre kompani do të ofrojnë shërbimin e monitorimit të vëllimit të transaksioneve ne sektorin e hidrokarbureve për 10 vitet e ardhshme.
Ai thotë se me anë të kësaj VKM-je, tre kompani përfitojnë të drejtën e ekskluzive për të fituar rreth 100 milionë Euro për 10 vitet e ardhshme.
Ndër të tjera ai thotë se me këtë VKM janë shkelur tre ligje duke përfshirë, ligjin për Metrologjinë dhe ligjin për Menaxhimin Financiar.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk ngopen përfundimisht! Janë të paparë.
Kanë nxjerrë një VKM (nr.1185 në 24 Dhjetor të 2020-ës) ku për hir të procesit të fiskalizimit, kanë prodhuar një konçesion të ri, me tre kompani që do të ofrojnë shërbimin e monitorimit të vëllimit të transaksioneve ne sektorin e hidrokarbureve për nja 10 vjet. Dmth historia shkurt, me anë te kësaj VKM-je, do t’iu japin tre kompanive të drejtën ekskluzive për të fituar diku rreth 100 milionë Euro për 10 vjet, me këtë justifikim. Natyrisht kjo vlerëe do t’i ngjishet çmimit të naftës dhe natyrisht do të jemi ne që e paguajmë. Dhe siç e do zakoni në të tilla raste, kompanitë që do të fitojnë konçesionin janë gjetur më parë, mos them janë gjetur para se të lindte konçesioni. Madje tek VKM-ja iua kanë shtruar dhe rrugën gati që mos kenë konkurencë, pasi kanë hequr me urdhër nga gara gjithë kompanitë që kanë pasur kontrata më parë, që dmth kanë hequr nga gara ato që kanë infrastrukturën gati dhe që mund të ofronin një çmim më të ulët, të paktën të na rëndonin pak më pak tek xhepi. Po joo, mearzallah..s’bëhet llaf. Tre kompani të reja fringo aty, që t’iu paguajmë dhe investimin. Kokës aty, se populli i paguan lekët, se Kryeministri e merr naftën pa lekë për vete. S’e di sesi flenë natën këta, po jam i bindur që këta mendojnë se do të vdesin në pushtet, që mos kenë fare frikë. Se vetëm në këtë rast me këtë VKM e kanë shkelur nja 3-4 ligje. Ligji për fiskalizimin nuk lejon dhënien e shërbimeve publike tek privati, këta s’pyesin hiç, e shkelin dhe s’pyesin, e japin shërbimin me VKM, varja ligjit.
Ligji thotë duhen bërë konsultime para miratimit, këtyre s’ua ndjen hiç.
E kështu me rradhë kanë shkelur ligjin për Metrologjinë, ligjin për Menaxhimin Financiar etj.etj.. Po si s’kanë fund ore. Edhe kockën do t’ia bluajnë këtij populli..
E kam thënë dhe herë tjetër, nëse shkoj në parlament, gjysmën e kohës do të ma hajë Komisioni Hetimor për këto konçesionet. Ju premtoj që do të shihni dhe dëgjoni çudira në atë komision..edhe ju edhe SPAK-u..
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Në 2020, shqiptarët zbuluan Shqipërinë, por turizmi vendas dha pak efekt tek agjencitë
TIRANË– Të udhëtosh brenda Shqipërisë, duke kaluar rezervimin nëpërmjet agjencive, ende nuk është në kulturën e përgjithshme tonën. Ndaj turizmi vend...
Shifrat tronditëse/ Specialisti Shuperka: Qytetarët paguajnë minimalisht 1 mijë euro për tu kuruar nga Covid-19, 50 mijë l
TIRANË– Specialisti i Shëndetit Publik, Roland Shuperka ka deklaruar se trajtimi i COVID19 në Shqipëri kushton të paktën 1 mijë euro. Në një video-komuniki...
Rikthehet vrullshëm ndërtimi, rriten me 2.3 herë sipërfaqet e lejeve të dhënave në tremujorin e katërt të vitit 2020, k
SHQIPËRI– Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e katërt të 2020-n, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si rrjedho...
Trondit gazetarja Canameti: Kërkova ambulancë për të transportuar prindërit, nuk kishin oksigjen!
TIRANË– Gazetarja Denisa Canameti ka rrëfyer se si e ka menaxhuar infektimin e prindërve të saj me Covid-19. Në një video-komunikim në “Ekonomi Plus” me ga...
Agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia, kufizimet nga Europa i çoi shqiptarët në Turqi, Dubai e Egj
TIRANË– Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime nga puna, në rast...
Eksperti: Operatorët e karburanteve në Shqipëri fiksojnë çmimet në kurriz të qytetarëve
TIRANË – Ulja e çmimit të karburantit përmes reduktimit të taksave është një lëvizje e mirëpritur nga biznesi, një pjesë të madhe të kostove t...
Pandemia përkeqëson maturitetin e borxhit më 2020, rritet rreziku i rifinancimit
Cilësia e borxhit publik në drejtim të maturimit shënoi përkeqësim gjatë vitit 2020 si pasojë e efekteve negative që dha pandemia Covid -19.Sipas të dhënave nga...
Nxitet përdorimi i teknologjisë në biznese më 2020, u rritën investimet në TIK dhe shitjet online
Pandemia e Covid -19 e nxiti përdorimin e teknologjisë në sektorin e biznesit, si në drejtim të investimeve në kompjuterë, programe, ekspertë të TIK, marketingu...
Popullsia në pikiatë në 8 qarqe të vendit, kishin shtesë natyrore negative më 2020
Zhvillimet demografike në vend janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, duke lajmëruar një përkeqësim të numrit të popullsisë në shumicën e qarqeve të vendit.T...