Ekonomi

Shifrat tronditëse/ Specialisti Shuperka: Qytetarët paguajnë minimalisht 1 mijë euro për tu kuruar nga Covid-19, 50 mijë l

27 Shkurt 2021, 07:07 Nga DOSJA
Shifrat tronditëse/ Specialisti Shuperka: Qytetarët paguajnë

TIRANË– Specialisti i Shëndetit Publik, Roland Shuperka ka deklaruar se trajtimi i COVID19 në Shqipëri kushton të paktën 1 mijë euro. Në një video-komunikim për emisionin “Ekonomia plus”, me gazetaren Klaudia Karabolli, Shuperka tha se trajtimi i COVID 19 sipas tij kushton shumë herë më shumë sesa rimbursimi që shteti bën për kurën.

Specialisti theksoi se një komponent i trajtimit që rëndon xhepat e qytetarëve është edhe trajtimi me regjimin ushqimor special për të marrë të gjitha vlerat e nevojshme për rikuperim. Ndër të tjera, Shuperka tha se Ministria duhet të kishte përgatitur grupe të gatshme operative me infermierë për të bërë injeksionet në shtëpi.

“1 mijë euro shkon minimalisht. I sëmuri përveç trajtimit do të bëjë skaner dhe ka koston e vete. Në këtë shifer nuk futet as ushqimi që kërkon kjo sëmundje. Do trajtim të veçantë. Mendoni një sëmundje të tillë tek një qytetar që nuk ka mundësi ekonomike, që është pensionist, të ketë këto shpenzime. Një infermier paguhet 5 mijë lekë të vjetra në ditë privatisht nga pacientët. Shteti nuk e llogarit këtë shërbim, është e tmerrshme si po e menaxhojnë familjet shqiptare. Është një tmerr i vërtetë,”- tha Shuperka ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi roland shuperka viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi roland shuperka viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll