Editorial

“Rama-Vaksin”

16 Shkurt 2021, 13:22 Nga DOSJA
“Rama-Vaksin”

E ndërsa shkencetarët nga e gjithë bota po përpiqen fort për prodhimin e vaksinave anti-Covid 19 që do të mund të jenë rezultative edhe ndaj formave të reja te mutacioneve të virusit, në atdheun tonë të dashur K/ministri ka shpikur vaksinën e propagandës “Rama-vaksin-24 Prill”.

Qese me vaksina që priten nga vetë K/ministri dhe ministrat në aeroport sikur po vinte Mesia në tokë, mjekë që iu matin tensionin të sëmurëve në mes të dëborës, ministresha e rrugëve të ngrira e hypur në një borëpastruese ku bashkë me kripën shkrirëse, shkriu në gaz jo vetëm gazetarin Bushati po edhe qindra shoferë të bllokuar në akset e ngrira duke zëvendësuar me sukses emisionin e munguar ‘Portokalli’, e për ëmbëlsirë në fund Lali Eri që është i ëmbël si vetë sheqeri, ku nuk i shpëton rast pa shpotitur opozitën e pa radhitur fitoret rilindase, për çdo çelës shtëpie që u jep fakirëve të pastrehë të tërmetit.

Media ku në pararojë prijnë televizionet kombëtare që janë vënë në shërbim të hapur të propagandës nga edicionet informative e deri tek ato humoristike, janë injektuar me dy doza “Rama-Vaksin” me qëllimin e vetëm, mandatin e tretë të Ramës. Sa këndshëm është të shohës edicionet informative ku gëlon aksioni qeveritar. Po vjen vaksina, avioni u nis, erdhi, ka dalë vetë K/M-ja për ti pritur.

Infermierja po përgatit shiringën, po disifekton me alkol krahun…oh më më fund erdhi çasti më i shumë pritur. Madje në kulmin e kësaj orgazme mediatike, një gazetar pensionist duke parë lajmet kujtoi se po shikonte ritransmentim të revistës së dikurshme televizive: Rrofsh Parti, rrofsh Enver, jetën na e bëre pranverë!

Deri tani shkencëtari Rama mund të krenohet se vaksina e tij ka rezultuar mjaft efektive.

Pas dy dozave me Rama-vaksin ku si infermierë të pushtetit qenë edhe karavidhet opozitare të parlamentit, u imunizua libri themeltar i shtetit – Kushtetuta. Sistemi imunitar i rilindjes krijoi anti trupa mbrojtës për ta bërë tejet të vështirë “infeksionin” opozitar në rotacionin e pushtetit. Kjo vaksinë rezultoi 100% efektive në zgjedhjet lokale ku edhe në mungesë të opozitës nuk reshtën manipulimet.

U rrit numri i votuesve njësoj siç po bëjnë tani me uljen e numrit të të vdekurve me COVID. Madje Rama-Vaksin ka rezultuar efektive edhe të një pjesë e trupit diplomatik në Tiranë. Më efektive rezultoi te ambasadorja Kim që edhe pse “Rama-Vaksin” nuk e mbrojti nga COVID, kjo se pengoi atë të shpallte fituesin e zgjedhjeve tre muaj para zhvillimit të tyre. Znj.Kim na dha lajmin e madh, të shumëpritur: Tom Doshi nuk do të jetë ministër në kabinetin Rama III. Kjo është gafa e dytë që diplomacia amerikane bën në Shqipëri pas asaj të 1945-ës, ku njohu qeverinë Hoxha dhe zgjedhjet si të ishin “demokratike”.

E gjithë kjo tablo propagande, mund të përmblidhej me vargjet që shkrimtari ynë Dritëro Agolli (që rilindasit e sotqm pushtetmbajtës e quajnq patriakun e tyre), ka shkruar te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”:

Rëng e trëng këmborë e madhe
Qumështi gjysëm okare

A ka shpresë për të shpëtuar nga propaganda Rama-Vaksin? Përgjigja vjen nga Kosova.

Albin Kurti edhe pse i kishte kundër që nga establishmenti politik e deri tek diplomacia amerikane që mundi ta rrëzonte vetëm pas 45 ditëve në pushtet, i fitoi bindshëm zgjedhjet. Krahas shumë faktorëve që i hapën rrugën Albin Kurtit në fitoren e zgjedhjeve, qe edhe bashkimi i tij me Vjosa Osmanin. Znj. Osmani nuk përfaqësonte thjesht një individ, por një pjesë të konsiderueshme të LDK-së së Isa Mustafës.

Pas linçimit që LDK-ja i bëri znj. Osmani si kryeministre, e më pas flakjes nga radhët si përkrahëse e zotit Kurti, bënë që një pjesë e konsiderueshme e votuesve të kësaj partie të votonin Vetë Vendosjen. I përmenda këto argumenta për ti kujtuar opozitarëve tanë, se vetëm një bashkim i tyre do të mundo të rrëzonte Ramën nga kolltuku i tretë.

Nëse ata vazhdojnë ti bien njëri gozhdës e tjetri patkoit se jemi bashkë po me dy lista, do jetë njësoj sikur të kenë hipur në borëpastruese për të hapur rrugën e ngrirë nga pushteti në dy drejtime të kundërta. E në vend që të mbrijnë në destinacion, nga çoroditja e votuesve dhe mjegulla e propagandës do shkaktojnë aksident duke u përplasur me njëri-tjetrin.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini shkrimi nga ilir gjini ilir gjini shkrimi nga ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 15 Shkurt 2021, 09:18

“Aman, mos më fol për politikë”!

Mëkati më i madh për ne shqiptarët është indiferenca. Ne kemi vite që përgjithësisht nuk jemi më të interesuar të dimë se si funksionon vendi ynë, se cila është...

Editorial 10 Shkurt 2021, 21:42

A mund të bashkohet BE në Prishtinë?

Një mësim për J. Borrell: si mund të ketë BE politikë të përbashkët të jashtme ndaj Rusisë nëse nuk ka politikë të përbashkët të jashtme ndaj Kosovës?1. Shefi i...

Editorial 8 Shkurt 2021, 09:08

Programi zgjedhor kryeministror

Ndërkohë që Partia Demokratike është duke paraqitur një program të cilin po e shpalos përditë (i mirë apo i keq kjo është temë për diskutim), Partia Socialiste ...

Editorial 6 Shkurt 2021, 14:27

Diplomacia e BE: Duarbosh dhe e injoruar

Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndrysh...

Editorial 4 Shkurt 2021, 13:24

Rreziku imagjinar i diktaturës “Rama”

Afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit ka filluar të prodhojë nervozizëm në sferën publike shqiptare…. Të shumtë janë ata që shqetësohen se një mandat i tretë i Ramë...