Art&Argëtim

1 milionë dollarë për një natë! Reagimi i Naimit pas ofertës që shqiptari i njohur i bëri Mihrije-s

20 Shkurt 2021, 13:59 Nga DOSJA
1 milionë dollarë për një natë! Reagimi i Naimit pas

TIRANË– Mihrije Braha dhe Naim Abazi së fundmi kanë rrëfyer të pathëna dhe detaje nga jeta e tyre në çift.

Të ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Mihrije Braha ka treguar si ajo e refuzoi ofertën 1 milionë dollarëshe për një natë, dhe ku tregoi reagimin e bashkëshortit të saj kur mësoi lajmin.

Pyetjes se a të ka ngacmuar ndonjëherë, një mashkull i famshëm i shoëbizit shqiptar, pa dijeninë e Naimit, këngëtarja iu përgjigj:

Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur, dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash cfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milionë dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë.”

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë gjithmonë të pandashëm nga njëri-tjetri si në jetën personale, por edhe në karrierë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz #mihrije braha naim abazi #mihrije braha naim abazi

Sondazh

Poll